0030 210 33 18 483

Koreja e Veriut konfirmon pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike

ATSH- AFP 07 Janar 2018

Koreja e Veriut do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike të dimrit në Korenë e Jugut muajin e ardhshëm, deklaroi përfaqësuesi koreano-verior për Komitetin Ndërkombëtar Olimpik (CIO), sipas agjencisë japoneze të lajmeve “Kyodo”. Agjencia japoneze e lajmeve “Kyodo” theksoi se anëtari koreano-verior i CIO, Chang Ung, e bëri këtë deklaratë për gazetarët gjatë një ndalese në aeroportin ndërkombëtar të Pekinit. Ky zhvillim ndodh ndërkohë që Seuli dhe Pheniani ranë dakord për mbajtjen e diskutimeve për herë të parë që prej dy vitesh.

Ndaje me miqte