0030 210 33 18 483

Kosova &ldquogoli&rdquo më i rëndësishëm i historisë sportive: pranohet në UEFA

03 Maj 2016

Federata Europiane e Futbollit - UEFA, me 28 vota për vendosi që Kosova të jetë anëtarja e 55 e kësaj organizate. 24 vende ishin kundër pranimit të saj, që ishte edhe pika kryesore e rendit të ditës së Kongresit të UEFA-s, që i zhvilloi punimet në Budapest. Por deri te kjo arritje në sallën ku mbahej Kongresi i 40-të i UEFA-s u zhvillua një betejë e vërtetë politike dhe diplomatike. Më herët në Kongresin e UEFA-s u votua kundër ndryshimit të statutit që parashikon se në UEFA mund të pranohen vendet, që janë të njohura nga Kombet e Bashkuara si shtete të pavarura. Neni numër pesë i statutit u hodh në votim, por u rrëzua duke i mbyllur derën vetëm për pak minuta aspiratës së Kosovës, pasi Kongresi vendosi që kërkesa të hidhej në votim duke mundësuar edhe anëtarësimin e Kosovës në UEFA. Kryetari i Federatës së Kosovës, Fadil Vokrri ka mbajtur një fjalim para të pranishmëve në Kongresin e 40-të të UEFA-s, ku i beri apel të pranishmëve që të votojnë pro vendimit për pranim të Kosovës, pasi e meriton të jetë pjesë e saj. Pas fjalimit të Fadil Vokrrit në Kongresin e UEFA-së, i cili kërkoi që Kosova të pranohet në UEFA, i menjëhershme ka qenë reagimi i kreut te Federatës serbe, Tomislav Karadziç, i cili tha se “politika është përzierë në sport dhe unë po e mbroj futbollin nga politika. Jam kundër një federate që nuk i plotëson kushtet për pranim në UEFA”. Më pas fjalën e mori përfaqësuesi i federatës zviceriane. Duke theksuar dëshirën e kësaj të fundit që Kosova të pranohej në UEFA, por konfirmoi edhe një herë frikën për largimin e lojtrëve me origjinë kosovare në përfaqësuesja zviceriane. Në fund fjalën e ka marrë dhe Presidenti i FSHF-së, Duka që u ka bërë thirrje të gjithë anëtarëve të UEFA, që votojnë pro pranimit të Kosovës në UEFA. “Ne merremi me futbollin dhe duhet te mendohet vetëm për futbollin dhe jo për politiken. Kosova është një realitet. Kosova është shtet ka zhvilluar ndeshje miqësore, ka organizuar turne, kërkoj nga të gjithë që të japin dritën e gjelbër për pranim duke pasur parasysh këtë sport të mrekullueshëm në Kosovë. Duhet pranuar Kosova, sepse gjitha federata janë pranuar. Kosova është shtet i pavarur nga Serbia. Ndoshta disa kanë frikë nga pranimi i Kosovës, pasi kanë në kombëtare lojtarë të tyre”, theksoi Duka. Pas vendimit të sotëm Kosovës do të mund t’i mundësohet anëtarësimi i plotë në Federatën Ndërkombëtare të Futbollit, FIFA, në takimin e radhës që do të mbahet në Mexico City, me 12 dhe 13 maj. Nga sot e tutje ekipet e Kosovës do të jenë në gjendje të marrin pjesë në garat e UEFA-s, ndërsa nëse edhe FIFA e pranon atë si anëtare të plotë, atëherë ekipi i saj kombëtar mund edhe të pranohet në kualifikimet për Kupën e Botës në vitin 2018. Shorti për këtë është hedhur në Rusi në muajin korrik të vitit të kaluar, por Kosova potencialisht mund të shtohet në një nga grupet e Evropës. FIFA vendosi në janar të vitit 2014 që t’i lejojë Kosovës të zhvillojë ndeshje miqësore ndërkombëtare. Megjithatë ajo vendosi kufizime duke i ndaluar Kosovës që të luajë kundër ekipeve të vendeve që kanë dalë nga ish federata jugosllave. Po ashtu klubeve të Kosovës u është ndaluar të shpalosin simbolet kombëtare apo të intonojnë himnin shtetëror gjatë ndeshjeve. Serbia i është kundërvënë anëtarësimit të Kosovës në shumë organizata ndërkombëtare që kur ajo shpalli pavarësinë e saj në shkurt të vitit 2008. Tribuna (me informacione nga VOA, ABC NEWS)

Ndaje me miqte