Kotzias nga Brukseli: U pranuan gjithë kërkesat tona për Shqipërinë
TRIBUNA
13 Dhjetor 2016
Shefi i diplomacisë greke, Nikos Kotzias ka deklaruar se gjithë çështjet e shtruara nga Athina lidhur me hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë, janë pranuar nga homologët e tij të Bashkimit Europian.
“Duhet t’ju them se jam i kënaqur, pse u pranuan gjithë propozimet greke në lidhje me raportin e Komisionit Europian, ku nuk ishin kaq të koordinuara”, u ka deklaruar Kotzias gazetarëve grekë në Bruksel, menjëherë pas takimit të Këshillit të ministrave të jashtëm.
Ministri i jashtëm grek tha se në konkluzionet e takimit ka pesë paragrafë që lidhen me Shqipërinë, nga i 47-i deri tek i 55-i. Kotzias shtoi se ka çështje të cilat u përfshinë për herë të parë në konkluzionet e këshillit të ministrave.
“Besojmë se do të ndihmojnë për të mbrojtur të drejtat e minoritetit autokton grek, si dhe të drejtat e pronësisë”, theksoi Kotzias.
Ndër këto çështjke, ministri i jashtëm grek veçoi detyrimin e Shqipërisë për të njohur të drejtat e minoritetit në të gjithë territorin e vendit dhe jo vetëm në zonat e shpallura zyrtarisht si minoritare.
“Ky është një shfyqizim esencial i politikës së Enver Hoxhës për zonat minoritare. E dini se në të kalurën në Shqipëri, duke dalë nga zona minoritare pushonte së pasuri të drejta si minoritet, bie fjala, të flasë nëpër gjyqe gjuhën e vet. Gjithashtu nuk njiheshin zona minoritare siç është Himata, me incidentet e njohura që kemi kohëp pas kohe”.
Gjithashtu, në të njëjtin paragraf që ka të bëjë me minoritetet, theksohet materializimi dhe përfshirja në gjithë aktet e shtetit shqiptar e të drejtave të pronësisë të këtyre minoriteteve.
Kotzias shtoi se në paragrafin 55, u përfshi diçka që “pala greke e promovon sistematikisht, rëndësia e fqinjësisë së mirë me gjithë rrjedhojat që ka kjo për Greqinë”.
Ministri i jashtëm grek deklaroi se vendi i tij e do Shqipërinë si anëtare të BE-së. “Besojmë se kjo do të ketë dobi të madhe për arsye gjeografike dhe ekonomike, por edhe për arsye të fqinjësisë së mirë. Mirëpo anëtarësimi duhet të bëhet me mënyrë europiane, me vlerësim europian, në bazën e vlerave dhe parimeve europiane dhe jo mbi bazën e qëllimeve të tjera”, theksoi shefi i diplomacisë greke, Nikos Kotzias.
Ndaje me miqte