Kotzias për Himarën: &ldquoNuk mund të ndalojmë urbanizimin. Kërkojmë të jepen titujt e pronësisë&rdquo
Tribuna
01 Nentor 2017
Zhvillimeve në Himarë u është referuar edhe ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias. Ai ka deklaruar se Greqia nuk mund të ndalojë urbanizimin e një vendi të tretë dhe ka shtuar se ajo që kërkon Athina është që minoritarëve t’u jepen titujt e pronësisë.
Kotzias i ka bërë këto deklarata në nje dalje para gazetarëve, në përfundim të konferencës ndërkombëtare për pluralizmin fetar dhe kulturor në Lindjen e Mesme që u mbajt në kryeqytetin grek.
Koztias tha se muajt e fundit “u munduam që të vonohet çdo plan urbanizimi i autoriteteve shqiptare, me qëllim që t’u jepeshin banorëve titujt e pronësisë”.
Sipas shefit të diplomacië greke, dhënia e titujve të pronësisë u siguron pronarëve dy të mira: “së pari mund ta mbrosh në rrugë gjyqësore pronën tënde dhe së dyti, në rast shpronësimi nga shteti, ashtu si në gjithë botën, duhet të dëmshpërblehen”.
Ministri i jashtëm grek tha se objektet që u shembën paraditen e të martës në Himarë nuk kishin tituj pronësie. “Në thelb, ishin prona pa pronarë, që pronarët e tyre nuk kishin kërkuar mbrojtje në rrugë gjyqësore”.
Ministri i jashtëm grek, ka dhënë edhe një detaj për pikën e karburantit që gjithashtu u shemb të martën. “Eshtë bërë një premtin nga ministri dhe zëvendësministri i energjisë që pronarit t’i jepet leje të hapë një pikë karburanti në një vend tjetër. Ne insistojmë dhe do të insistojmë që ky premtim të realizohet”, tha Kotzias.
Ministri i jashtëm grek përsëriti se garamntimi i të drejtës së pronës për minoritetin është një nga pesë kushtet që i janë vënë Shqipërisë për çeljen e negociatave për anëtarësim.
“Ne nuk mund të ndalojmë urbanizimin e një vendi të tretë. Mirëpo ne duam që e drejta e pronës, veçanërisht për minoritetin, të mbrohet”, përfundoi ministri i jashtëm grek.
Ndaje me miqte