Kriza greke Varufakis thotë se zgjidhja është në duart e kancelares Merkel
21 Qershor 2015
“Gjithçka varet tani nga samiti i jashtëzakonshëm i të hënës”, vlerëson ministri grek i financave, Janis Vrufakis në një shkrim të publikuar të dielën në gazetën gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung dhe i drejtohet kancelares Angela Merkel, duke i dedikuar përgjegjësinë më të madhe për mbarëvajtjen e samitit. “Përzgjedhja është në duart e saj”, thekson Varufakis.
Sipas një përmbledhjeje që u publikua në faqen elektronike të FAZ, në hyrje të shkrimit të tij, Varufakis shkruan se “Në fillim të vitit 2010 i mërzita disa anëtarë të qeverisë greke, me të cilët më parë kisha marrëdhënie të përzemërta. Arsyeja ishte pse kundërshtova vendimin e tyre që të kërkojnë një hua të madhe nga taksapaguesit gjermanë. Pavarësisht se nuk është e keqe në vetëvete që dikush të marrë hua, është e papranueshme të kërkojë kredi që të fshehë faktin se është bërë insolvent (i paaftë që të paguajë borxhin). Insolventi lejohet që të marrë sërish hua, por vetëm pasi është “reformuar” dhe borxhi i tij është ristrukturuar”.
Më tej, Varufakis thotë se “Të enjten e kaluar, në takimin e Eurogrupit prezantova një propozim të kompletuar, që do t’i jepte fund krizës dhe do t’i ofronte Greqisë mundësinë që të shlyente borxhin e vet. Përmbante reforma të thella, një mekanizëm për frenimin automatik të deficitit, që garantonte se nuk do të ketë më deficite primare, dhe një ide për shkëmbimin e një pjese të borxhit grek ndërmjet institucioneve që nuk kërkon as edhe një euro financim për shtetin tonë. Besojmë se ajo marrëveshje do të thyente rrethin vicioz që filloi në 2010”.
“Ndërkaq, - vazhdoin Varufakis,- Eurogrupi nuk pranoi të diskutojë propozimin tonë. Ndërkaq, kancelrja Merkel do të ndodhet të hënën para një përzgjedhjeve vendimtare: të arrijë në një marrëveshje të ndershme me një qeveri e cila ka refuzuar paketat e ‘shpëtimi’ dhe synon zgjidhje një herë e përgjithmonë përmes negociatave. Apo t’u bindet ‘sirenave’ brenda qeverisë së saj, të cilat e nxisin të rrëzojë të vetmen qeveri greke e cila është e përkushtuar ndaj parimeve dhe mund ta sjellë popullin grek në rrugën e reformave”. Kam shumë frikë, thekson ministri grek i financave se “përzgjedhja është në duart e saj”.
Sipas FAZ, Varufakis paraqitet i gatshëm për kompromis, përderisa kancelarja të hënën jep njjë sinjal të qartë. “Ne nga ana jonë do të vijmë në Bruksel me vendosmërinë që të pranojmë kompromise të tjera, përderisa nuk na kërkohet të bëjmë atë që bënë qeveritë e mëparshme: të pranojmë borxhe të reja me kushte që ofrojnë shpresa të pakta se Greqia do të mundë t’i shlyejë borxhet e veta”, nënvizon Varufakis.
Tribuna
Ndaje me miqte