0030 210 33 18 483

Kuqezinjtë De Biasi shpall 23 lojtarët e &ldquoFrancë 2016&rdquo

02 Qershor 2016

Trajneri Gianni De Biasi ka shpallur listën me 23 futbollistë të cilët do të jenë të pranishëm në finalet e Kampionatit Europian “Francë 2016”. Një zgjedhje e vështirë, por edhe e polemizuar, por edhe që ka prishur humorin e vetë trajnerit. De Biazi nuk ishte aspak i qetë në konferencën për shtyp ku edhe shpejgoi arsyet që la jashtë skuadrës, Berat Gjimshitin, Herolind Shalën, Admir Rrahmanin dhe Milot Rashicën. Trajneri i ka falenderuar ata për gatishmërinë dhe përkushtimin e treguar gjatë këtyre ditëve të përgatitoreve, duke theksuar se pavarësisht zgjedhjes ata janë pjesë e ekipit kombëtar. Të gjitha arsyet që çuan në vendimin e tij, De Biazi preferoi t’ia thonte në sy lojtarëve që do të largoheshin nga skuadra. Sigurisht nuk ishte diçka e bukur për katër lojtarët, por për trajnerin këto ishin zgjedhjet e tij dhe që të gjithë futbollistët duhet t’i pranonin. Ja lista e futbollistëve që shkojnë në Francë: 1. Etrit Berisha 2. Orges Shehi 3. Alban Hoxha 4. Elseid Hysaj 5. Lorik Cana 6. Arlind Ajeti 7. Mërgim Mavraj 8. Naser Aliji 9. Armir Lenjani 10. Ansi Agolli 11. Frederik Veseli 12. Andi Lila 13. Migjen Basha 14. Ledian Memushaj 15. Burim Kukeli 16. Taulant Xhaka 17. Ergys Kaçe 18. Armir Abrashi 19. Odise Roshi 20. Bekim Bala 21. Shkëlzen Gashi 22. Sokol Cikalleshi 23. Armando Sadiku Me 23 futbollistët e zgjedhur De Biazi do të luajë edhe miqësoren e fundit përpara udhëtimit drejt Francës për Euro 2016. Të premten kundër Ukrainës, trajneri kërkon nga skuadra që të evitohen gabimet që u shfaqën në sfidën me Katarin. Tribuna

Ndaje me miqte