0030 210 33 18 483

Kuqezinjtë festojnë tek &ldquoNënë Tereza&rdquo

23 Qershor 2016

Një pritje e veçantë iu rezervua kombëtares nga tifozët në “Fan Zone” të ngritur në Sheshin Nënë Tereza. Ekipi Kombëtar iu drejtua “Fan Zone” menjëherë pasi la Kryeministrinë dhe u pritën në shesh me brohoritje dhe falenderime nga qindra tifozë të mbledhur aty. Lojtarët dhanë nga një mesazh të shkurtër për të gjithë fansat e pranishëm aty. Lorik Cana, kapiteni, shprehet se fitoren e kemi arritur, pavarësisht se si u eliminuam. “Ju falenderoj të gjithëve që jeni këtu”, vijoi ai. Rama: Faleminderit nuk mjafton- ”Ju ia dolët të ngrinit lartë imazhin e kombi tonë. Ja dolët të ndryshoni në pak ditë imazhin e Shqipërisë. Kjo ishte ajo që tha Kryeministri Edi Rama në pritjen e zhvilluar në kryeministri. Ai tha se Shqipëria do i jetë gjithnjë mirënjohëse kuqezinjve për arritjen e tyre. Ai gjithashtu falenderoi edhe tifozët. “Patëm në këtë Europian të parë, një skuadër të vërtetë e një publik të mrekullueshëm që e bëri Francën të ndryshojë në pak ditë perceptimin shumëvjeçar jo aq pozitiv për shqiptarët. I dhuruam mijëra imazhe të bukura Europianit, që bënë xhiron e botë. Ndërsa qershia mbi tortën e festës, vajza që mori më shumë komente në rrjetet sociale, ishte një tifoze kuqezi”, u shpreh Rama. Ai tha se në stadium do të jetë një pllakë e ku do shënohen emrat e të gjithë lojtarëve që morën pjesë në Europian. Gjithashtu kryeministri foli në italisht duke iu drejtuar dhe trajnerit De Biasi. “Gianni o xhan, faleminderit mik i shtrenjtë!” “Këta djem kanë bërë hovin mendor për të kaluar nga forca e individit tek forca e grupit. Duke krahasuar me paraardhësit i jam mirënjohës që tek këta të rinj, kemi farkëtuar shpirtin e skuadrës. Djemtë tanë treguan që dinë të jenë fitimtarë, kjo është forca e skuadrës tonë. Edhe tifozët luftuan me ne, ata i fituan të treja ndeshjet. Nëse mrekullitë bëhen edhe mbi disfata,k jo është një mrekulli”, shtoi trajneri. Më shumë se sa një shqiptar, trajneri italian u shpreh i nderuar për “Shqiptarinë”. “Shqiptaria për mua është titull nderi, gati gati e njoh më mirë himnin shqiptar se sa atë italian. Për këtë i detyrohemi brezave të rinj, ti Edi flet shpesh për Rilindje por me ç’ka bëmë në Francë kemi mundësi të bëjmë një rilindje të vërtetë- Prandaj do vazhdoj të rri akoma këtu për të vazhduar rrugën e mrekullisë”.Trajneri De Biasi në fjalën e tij u shpreh se ka dëshirë të qendrojë për të përsëritur mrekullinë. “Unë mendoj se pas këtij kampionati e gjithë bota sportive ka filluar të na marrë me seriozisht”, tha De Biasi.

Ndaje me miqte