0030 210 33 18 483

Kur do të paguhet kompensimi i solidaritetit

Tribuna 27 Korrik 2017

Gjithë përfituesit e kompensimit të solidaritetit (KEA), kërkesat e të cilëve janë miratuar deri më 30 qershor 2017, do ta marrin shumën e kompensimit të premten, më 28 korrik, njofton ministria e punës dhe përkrahjes sociale. Shuma që do të livrohet në llogaritë bankare të 246.529 përfituesve do të jetë 55.662.196. Ministria e punës bën të ditur se kompensimi i tanishëm në fakt, i shërben më shumë se dyfishit të përfituesve, ose 559.621 personave. Përfituesit marrin: Familje me një person = 200 euro në muaj Për çdo pjesëtar të rritur të familjes, shtesë 100 euro në muaj Për çdo pjesëtar të mitur të familjes, shtesë 50 euro në muaj. Në rast se shuma e përfituar është e barabartë apo i kalon të 100 eurot, atëherë pagesa e KEA-s do të bëhet në këtë mënyrë: Gjysma e vlerës do të depozitohet në llogarinë bankare që ka deklaruar përfituesi dhe gjysma do të kalojë në kartën e parapaguar që mund të përdoret për blerje, pa asnjë kufizim, madje edhe për blerje nëpërmjet internetit. Programi ndërlidhet edhe me një sërë shërbimesh sociale si, trajtimi mjekësor dhe farmaceutik falas për personat pa siguracion, inkuadrimi në struktura të kujdesit social, por edhe programet e përballimit të varfërisë. Që nga 1 korriku 2017, të interesuarit përfitojnë edhe nga fondi i ndihmës ushqimore për personat pa të ardhura (TEVA). Kjo mund të bëhet në faqen e internetit www.keaprogram.gr, ku ata kanë mundësinë të ndryshojnë aplikimin, duke zgjedhur fashën përkatëse dhe partnerin e TEVA-s, nga i cili dëshirojnë të marin ushqimet dhe ndihmën materiale. Vihet në dukje se ky ndryshim nuk influencon në asnjë mënyrë në pagesën e kompensimit.

Ndaje me miqte