Kush ishte Fidel Castro
TRIBUNA
26 Nentor 2016
Fidel Castro ishte një nga figurat kryesore të Amerikës Latine të shekullit XX, i cili u përgëzua por edhe u kritikua ashpër gjatë 47 viteve të pushtetit në Kubë, i mbajtur me dorë të hekurt.
Simbol i shpresave të Botës së tretë dhe të lëvizjeve çlirimtare, “Barbudo” (Mjekëroshi), u shndërrua gradualisht në një lider autoritar dhe dogmatik, duke refuzuar çdo lloj liberalizimi dhe duke mbytur çdo tentativë opozitare.
Bir i një çifligari me origjinë spanjolle, Fodel Aleyandro Castro Rus u lind më 13 gusht 1926 në qytetin Biran të provincës Oriente. Studio në kolegjin jezuit dhe u diplomua në fakultetin juridik të Havanës.
Pas grushtit të shtetit të gjeneralit Fulgencio Batistas në 1952, Catro organizon luftën e armatosur bashkë me të vëllain Raul. Më 26 korrik 1953 drejton sulmin e dështuar për rrëzimin e diktaturës së Fulgencio Batistas dhe dënohet me 15 vite burg.
Dy vjet më vonë merr amnisti dhe shkon në Meksikë.
Në dhjetor 1956 zbarkon në brigjet e Kubës, në krye të 81 luftëtarëve, mes të cilëve edhe Che Guevara, por ahpartallohen.
Me një grusht luftëtarësh vendoset në lartësitë e Sierra Maestras, ku riorganizon kryengritjen dhe arrin të marrë nën kontroll një pjesë të provincës Oriente.
Në gusht 1958 fillon një ofensive të madhe që do të konkjludojë në rrëzimin e regjimit të Batistas, më 1 janar 1959.
Në 8 janar, Fidel Castro hyn triumfator në kryeqytetin e Kubës, Havanë.
I emëruar kryeministër në shkurt 1959, shumë shpejt merr për vete të gjitha pushtetet, para se të krijojë partinë komuniste të Kubës, në 1965, partinë e vetme në vend deri më sot. Në prill 2011 i kalon postin e sekretarit të parë të partisë komuniste të vëllait, Raul Castro.
Në 1961 Fidel Castro shpall karaterin socialist të recolucionit, gjatë tentativë së kubanezëve të arratisur që mbështeten nga CIA në Gjirin e Derrave.
Amerikanët, që vazhdojnë deri më sot t’i venë embargo ishullit, nuk ia falën kurrë faktin që më 1962 e çoi botën në pragun e një lufte nukleare, kur i lejoi sovjetikët të isntalojnë raketa bërthamore në Kubë, në një distancë më pak se 200 km nga brigjet e Shteteve të Bashkuara.
Pavarësisht shembjes së Bashkimit Sovjetik në 1991, çka e privoi Castron nga një konbtribues ekonomik dhe aleat i pashoq, Fideli mundi të qëndrojë në krye tëv endit, duke vazhduar t’i bëjë karshillëk Uashingtonit e duke mohuar çdo liberalizim të regjimit të vet.
Më 31 korrik 2006, Castro u detyrua pas një ndërhyrjeje serioze kirurgjikale, t’ia dorëzojë pushtetin të vëllait, Raul - ministër i pathyeshëm i mbrojtjes dhe numri 2 në hierarkinë e vendit.
Më poshtë vijon një përmbledhje datash të historisë politike të Fidel Castros:
1926: Castro u lind më 13 gusht në qytetin Biran.
1945: Futet në Universitetin e Havanës dhe studjon për Drejtësi duke u diplomuar në vitin 1950.
1947: Merr pjesë në misionin e dështuar revolucionar në Republikën Dominikane.
1948: Merr pjesë në Këshillin Studentor Antiimperialist në Bogota.
1948: Martohet me Mirta Diaz-Balart, bën një djalë, Fideliton dhe divorcohet në 1954.
1953: Drejton sulmin e dështuar për rrëzimin e diktaturës së Fulgencio Batistas dhe dënohet me 15 vite burg.
1955: Lirohet pas amnistisë, shkon në Meksikë.
1956: Ktehet në Kubë me jahtin “Granma”.
1956-59: Kryeson guerilet për rrëzimin e Batistas.
1959: Hyn me triumf në Havanë dhe viziton Venezuelën, SHBA, Kanadanë, Brazilin, Argjentinën dhe Uruguajin.
1961: Shpall veten marksist-leninist dhe zmbraps pushtimin amerikan në Gjirin e Derrave.
1962: Pranon tërheqjen, pas krizëss së raketave, e raketave ruse me rreze të mesme veprimi në ishull.
1963: Viziton për herë të parë Bashkimin Sovjetik.
1986: Heq dorë nga puroja e tij karakteristike kubane.
1989: Lideri i fundit sovjetik, Mihail Gorbaçov viziton Havanën dhe Castro urdhëron ekzekutimin e gjeneralit, Arnaldo Ochoa, hero i revolucionit, si edhe zyrtarë të tjerë me auzën për trafik droge.
1992: Viziton për herë të parë një vend perëndimor, Spanjën.
1993: Lejon reformat ekonomike dhe i rikthehet turizmit për të përballuar krizën ekonomike.
1996: Viziton papa Gjon Palin II në Vatikan.
1998: Papa Gjon Pali II i kërkon në Havanë hapjen e Kubës ndaj botës.
2001: I bie të fikët gjatë një fjalimi në Havanë.
2003: Urdhëron ndalimin e 70 disidentëve dhe ekzekutimin e tre personave që kërkonin të arratiseshin.
2004: Rrëzohet në Santa Clara dhe thyen një gju duke u ulur më pas në karrocë me rrota.
2004: Ndalon përdorimin tregtar të dollarit amerikan.
2006: I delegon pushtetin vëllait të tij Raul, me 31 korrik pasi operohet.
2007: Raul Castro flet për ndryshime strukturore.
2008: Fidel Castro dorëzon zyrtarisht presidencën.
2010: Fidel Castro i thotë gazetarit amerikan Jeffrey Goldberg se modeli kuban nuk funksionon dhe se ai ishte keqkuptuar në ishull.
2011: Fidel Castro i jep fund edhe postit si lider i PKK.
2015: Fidel Castro shihet në publik për herë të fundit më 30 mars. Raul Castro takohet me presidentin amerikan Barack Obama më 11 prill.
25 nëntor 2016: Castro vdes në moshën 90-vjeçare.
Ndaje me miqte