0030 210 33 18 483

LAJM I FUNDIT: Shpërthim në autobusin e Borussias drejt pezullimit ndeshja me Monaconë?...

Tribuna 11 Prill 2017

Ndeshja Borussia Dortmund-Monaco mund të mos luhet të martën, pas një shpërthimi në afërsi të autobusit të ekipit gjerman. Shpërthimi ndodhi ndërsa ekipi po shkonte nga hoteli për në stadium. Siç raportohet, mbrojtësi Marc Bartra është plagosur nga shpërthimi dhe është dërguar në spital. Nuk dihen detaje mbi shpërthimin dhe nëse ishte një sulm i targetuar. Ndërsa mbeten 45 minuta për fillimin e ndeshjes, gjasat më të shumta janë që ajo të mos zhvillohet të martën.

Ndaje me miqte