LAJMI I FUNDIT / Basha: Nuk ka kushte të reja jemi gati ta votojmë sot në parlament
TRIBUNA
21 Korrik 2016
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi të enjten se nuk ka kushte të reja përtej marrëveshjes për reformën në drejtësi dhe i ftoi palët ta votojmë reformën në parlament.
Basha doli në një deklaratë për mediat për të bërë prezent qëndrimin e opozitës për reformën dhe u shpreh se “Dje, pavarësisht bindjeve politike ne ju bashkuam gëzimit të marrëveshjes kombëtare për reformën në drejtësi. Marrëveshje që nuk i shërben interesave politike, por Shqipërisë. Kemi një marrëveshje dhe ne kemi arritur një projekt të mirë dhe iu bëjë thirrje palëve ta votojnë në Kuvendin e Shqipërisë sot”
“Për fat të keq, mbrëmë kjo marrëveshje është venë sërish në dyshim dhe jam këtu për të sqaruar shqiptarët. Ka pasur një mirëkuptim një marrëveshje prej kohësh se për të katër institucionet subjekt i nenit 88 do të aplikohej e njëjta formule dhe e keni dëgjuar për të disatën herë. Kjo pjesë e marrëveshjes është konfrmuar nga Partia Socialistë, ketë e thotë negociatari i PD-së Bylykbashi dhe këtë e thotë përfaqësuesi i LSI, Ylli Manjani. Të hënën negociatori i PS-së ka deklaruar se marrëveshja qëndron për të katër institucionet, për KLGJ dhe KLP dhe 3 antarë për mazhorancën dhe 2 anëtarë për opozitë”, tha Basha.
Bashan në vijim theksoi se “është pretenduar dje se Basha ka prezantuar kushte të reja pasi është arritur marrëveshja. Ky është një mashtrim i turpshëm. Ditën e hënë PS i konfirmon negociatorit të opozitë se marrëveshja është për të katër institucionet. Partnerëve ndërkombetarë dua t’iu bëjë me dije se çdo mashtrim që mund të kenë marrë dje nga palët kundërshtare bie për tokë. Mbrëmë në mesnatë, Fatmir Xhafa pranoi se drafti zyrtar i Partisë Socialiste që ndodhet sot në Kuvend nuk përfshin as rekomandimet Nuland. Ne kemi një marrëveshje dhe i përmbahemi kësaj marrëveshje dhe jemi gati ta votojmë për interesa të Shqipërisë. I bëjë thirrje Edi Ramës të votojë reformën në drejtësi në parlament sot”.
Ndaje me miqte