0030 210 33 18 483

&ldquoLargimi i trurit tragjedia e vërtetë e Greqisë&rdquo

15 Mars 2015

“Tragjedia e vërtetë për Greqinë, e cila anashkalohet prej shumë ekonomistëve, është largimi i trurit”, vëren një publikimin në portalin e televizionit amerikan CNBC. Siç vihet në dukje, “gjysma nga 160.000 deri 180.000 e të diplomuarve në universitete, të cilët janë larguar nga Greqia vitet e fundit, kanë kryer edhe studimet pasuniversitare dhe posedojnë mastera”. Më tej, citohen të dhëna nga studimi i organizatës Endeavor Greece, sipas të cilit “200.000 grekë kanë lënë vendin që nga fillimi i krizës, pesë vjet më parë”. Siç theksohet, “një nga të dhënat më shqetësuese është se tendenca për emigrim nuk është ulur, ndërsa 46% e grekëve që jetojnë vend synojnë të shkojnë e të sistemohen jashtë shtetit”. Sipas pedagogut të Universitetit Maqedonia, Loi Lambrianidhis, që ka hulumtuar mbi fenomenin, “largimi i trurit ka pasoja kolosale për Greqinë. Të rinjtë me nivel të lartë edukimi universitar që largohen nga vendi, nuk mund të qëndrojnë në Greqi, sepse ekonomia ende është drejt rënies dhe nuk ka mbetur kush që të krijojë produkte apo shërbime me vlerë të shtuar të lartë. Eshtë një rreth vicioz”. Siç vë në dukje CNBC “në kohën që Bashkimi Europian kërkon që Greqia të rimëkëmbë dhe përmirësojë ekonominë e saj, energjia që nevojitet për këtë metamorfozë, po largohet nga vendi”. Dhe më tej: “një faktor i rëndësishëm që stimulon largimin e trurit, është ai psikologjik, sipas bashkëkrijuesit të Hellas Direct, Aleksis Pantazis”. Gjithashtu, vihet në dukje se “kjo pasiguri është pengesë për shumë njerëz nga fusha të ndryshme” dhe se “ekziston një ndjenjë paralize dhe gjërat janë përkeqësuar pas zgjedhjeve”, siç tha Haris Makriniotis, drejtor i bordit të Endeavor Greece. “Të gjithë presin të shikojnë si do të evoluojë shtesa katërmujore e afatit të programit të ri të shpëtimit nga BE dhe nëse Greqia do të qëndrojë në euro”, shton Makriniotis. “Impakti në jetën e përditshme mund të ndihet prej shumëkujt”, vëren CNBC dhe vazhdon: “Bankat nuk japin kredi. Kjo do të thotë se për një biznes të vogël apo të mesëm nuk ka kapitale tani. Dhe nëse jeni një biznesmen që kërkoni kapitale startimi, investitorët nuk e hapin portofolin e tyre. në vend të kësaj, presin të shohin se çfarë do të ndodhë me euron, pasi çdo ndryshim i mundshëm do të influencojë vlerësimet”. Ndërmjet të tjerash, nënvizohet se “është pasiguria për kovergimin e një sërë faktorësh që e mban vendin pezull. Këta faktorë përfshijnë se si qeveria e re e SYRIZA-s do të punojë për të stimuluar investimet e huaja, për reformimin e kodit tatimor dhe kushtet e licensimit të biznesit, nxitjen e të bërit biznes, luftimin e papunësisë, luftimin e korrupsionit shtetëror dhe të burokracisë”.

Ndaje me miqte