Lech Walesa ish bashkëpunëtor i shërbimit sekret komunist?
19 Shkurt 2016
Lideri histork i “Solidarnost”-it dhe më pas president i parë i Polonisë post komunister, Lech Walesa, është akuzuar sërish se ka qenë bashkëpunëtor i shërbimit sekret (SB) të të regjimit komunist.
Denoncimi i ri vjen prej drejtorit të Institutit të Kujtesës Kombëtare (homolog i Institutit shqiptar të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit), Lukasz Kaminski. Kaminski u referohet dokumentave të reja përkatëse, që disponon instituti i tij. Bëhet fjalë për një dosje personale të Walesës dhe një deklaratë të detyrimit të marrë përsipër prej tij për bashkëpunim me shërbimin sekret, "nënshkruar me Lech Walesa dhe me pseudonimin Bolek". Nënshkrimi i Valesës është autentik, mendon Kaminski. Dhe shton se gjithashtu ekzistojnë edhe fatura për pagesën e honorareve.
Në përgjigje të akuzave të reja, Walesa pranoi të premten se bëri “një gabim”, por mohoi se ishte “spiun”.
“Nuk u theva në dhjetor 1970 dhe as bashkëpunova me SB-në. Nuk mora kurrë para prej tyre dhe as bëra raporte verbale apo me shkrim”, shkruajti në blogun e vet personal Walesa, i lauruar me çmimin Nobel për paqe.
“Bëra një gabim, por nuk është ashtu siç thonë. Dhashë fjalën time që mos ta zbuloj. Me siguri, jo sot. Veç nëse e bëjnë të tjerë. Dirigjenti i gjithë kësaj historie është ende gjallë. Eshtë i detyruar të zbulojë të vërtetën dhe besoj ta bëjë. Kisha një zemër tmerrësisht të butë”, shkruajti Walesa.
Lideri i lëvizjes antikomuniste në Poloni që po bën një udhëtim në SHBA dhe Venezuelë, ndodhet sërish në qendër të vëmendjes, pas zbulimit të dokumenteve të reja në banesën e ministrit të brendshëm dhe shef i SB-së të regjimit komunist, Czeslaw Kiszczak, që vdiq vitin e kaluar.
Sipas Kaminskit - drejtor i Institutit të Kujtesës Kombëtare-, “në arkivën personale ndodhet një dosje që përmban një shkresë të shkruajtur me dorë dhe të nënshkruar nga Lech Walesa “Bolek”, me angazhimin për bashkëpunim. Gjithashtu ka didsa fatura pagese të shkruajtura po me dorë, me nënshkrimin Bolek”.
72 vjeçari Walesa ka pranuar më herët se kishte nënshkruar “një letër” në polici gjatë njerit prej arrestimeve si antikomunist, por gjithmonë e cilësonte si “absurde” çdo akuzë për bashkëpunim me shërbimin sekret të regjimit komunist.
?ështja e bashkëpunimit të Walesës me regjimin mbetet që nga fillimi i viteve 1990 një çështje e hapur për debat publik, ndërmjet mbështetësve dhe kundërshtarëve të tij.
Midis armiqve të betuar të Walesës përfshihet edhe Jaroslav Kaczynski udhëheqës i parttisë ultrakonservatore Ligj dhe Drejtësi (që i prin koalicionit qeveritar aktual).
Në vitin 2000 një gjykatë speciale e shkarkoi Walesën prej akuzave. Por në 2008-n, Inssdituti i Kujtesës Kombëtare publikoi një libër ku çështja risillej në dritë, duke thënë se Lech Walesa kishte spiunuar shokët e tij sindikalistë gjatë viteve 1970, ndërsa në qershor 1976 ishte hequr nga lista e bashkëpunëtorëve të policisë sekrete për shkak “të mungesës së gatishmërisë për të bashkëpunuar”.
Lech Walsa, ish lider i sindikatës “Solidarnost”, organozatore e grevave dhe protestave të fuqishme antikomuniste në portin e Gdanskut. Në vitet 1990-1995, Walesa u zgjodh presidenti i parë i Polonisë post komuniste.
Tribuna
Ndaje me miqte