Një djalosh shqiptar me moshë vetëm 17 vjeç ka humbur jetën pas një aksidenti me motorr në Lefkada. Ngarja tragjike ka ndodhur paraditen e të mërkurës, në vendin e quajtur Perigiali. Motoçikleta që e ngiste 17 vjeçari Denian Kiçaj, ka dalë nga kontrolli i drejtuesit dhe është përplasur në paretet e rrugës. Nga përplasja ka mbetur i vdekur 17 vjeçari dhe i plagosur bashkudhëtari i tij, po nga Shqipëria, me moshë 18 vjeç. Ky i fundit i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale në spitalin e Lefkadas. Komisariati i policisë së Elomenus po zhvillon hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. “Iku një engjëll... I qoftë rruga e mbarë” Ngjarja e ka tronditur shoqërinë vendase, aq më tepër që djaloshi i pafat duket se gëzonte dashurinë dhe respektin e bashkëmoshatarëve të tij, nxënës në shkollën profesionale EPAL. Me një shkrim mjaft prekës, gazeta online e ishullit, “Lefkada Press”, i jep lamtumirën djaloshit shqiptar: “Ishte vetëm 17 vjeç... I mbushur jetë dhe mirësi... Miqtë e tij thonë se ishte një engjëll... Denian Kipaj, nxënësi i EPAL të Lefkadas udhëtoi për në qiell të mërkurën, 23 gusht. Trishtim, dhimbje, apati tek miqtë e tij që nuk mund ta besojnë se nuk do të shohin më buzëqeshjen e tij. Rrjetet sociale janë mbushur me fotografi të tijat... Deniani nuk ekziston më... Një djalë i dashur, gjithmonë me buzën në gaz, madje dhe në momentet e vështira. Nuk do ta takojnë më miqtë e tij në pikat ku kalonin kohën, nuk do ta jetojnë më në mjediset e shkollës. “Megjithëse nuk arrita ta përshëndes, e dashuroj dhe gjithmonë imazhi i tij do të jetë në zemrën dhe mendjen time”, do të na thotë e dërrmuar mikesha e tij e dashur, Fei. Ne i urojmë kurajo familjes tragjike të Denianit që humbi jetën kaq padrejtësisht. Urojmë gjithashtu të shkojë gjithçka mirë për Llambron e plagosur që iu nënshtrua operacionit në spitalin e Lefkadas”, përfundon shkrimi i medias lokale. Tribuna shpreson që familja Kiçaj të gjejë forca për të përballuar këtë dhimbje të pashembullt, që njeriu nuk ia uron as hasmit...