0030 210 33 18 483

Legjislacioni për Administratën Detare në Greqi

ZYRA E AVOKATISE DEDES & ASSOCIATES 20 Nentor 2016

E DREJTA TREGTARE Pjesë e rëndësishme e materialit avokativ, me të cilin merret Firma Avokative “DEDES & ASSOCIATES”, është e Drejta Tregtare, në çdo aspekt të saj. Ofrojmë konsulencë të detajuar juridike për çdo lloj transaksioni tregtar dhe japim zgjidhje, të përshtatura ndaj nevojave të çdo klienti. Përpilimi i kontratave dhe marrëveshjeve tregtare përbën praktikë të rëndësishme të firmës sonë. Ne përfaqësojmë klientët tanë si gjatë procedures dëgjimore, po kështu edhe në procedurat alternative të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve dhe ofrojmë shërbime të kompletuara, që mbulojnë gjithë gamën e kontratave dhe marrëveshjeve tregtare. Avokatët e specializuar, që përbëjnë stafin e firmës sonë, kanë përvojë në çështjet e kontratave tregtare të bizneseve, si në nivel kombëtar po kështu edhe atë ndërkombëtar. AUTORITETI DHE STRUKTURAT PERGJEGJESE PER ORGANIZIMIN E FUNKSIONIMIN E ADMINISTRATES DETARE Autoriteti i administratës detare Ministri është autoriteti më i lartë i administratës detare të Republikës së Greqisë Për ushtrimin e këtij autoriteti krijohet dhe funksion Drejtoria e Përgjithshme Detare, në varësi të ministrit. Struktura dhe organika e Drejtorisë së Përgjithshme Detare përcaktohen me urdhër të Kryeministrit, me propozimin e ministrit. Strukturat përgjegjëse për organizimin dhe funksionimin e administratës detare Administrata detare e Republikës së Greqisë ka në përbërje këto struktura: a) Drejtorinë e Përgjithshme Detare; b) Autoritetin Shtetëror të Sigurisë Portuale; c) kapiteneritë e porteve; ç) Kontrollin Shtetëror Portual; d) Kontrollin Shtetëror të Flamurit; dh) Regjistrin e mjeteve lundruese të Republikës së Greqisë e) Regjistrin e detarëve të Republikës së Greqisë Drejtoria e Përgjithshme Detare Drejtoria e Përgjithshme Detare drejton dhe organizon veprimtarinë e strukturave përbërëse të administratës detare, në zbatim të legjislacionit kombëtar dhe ndërkombëtar për fushën e detarisë, të ratifikuar me ligj nga Republika e Greqisë Autoriteti Shtetëror i Sigurisë Portuale Autoriteti Shtetëror i Sigurisë Portuale është pjesë përbërëse e Drejtorisë së Përgjithshme Detare dhe organizohet e funksionon në bazë të ligjit “Për sigurinë në anije dhe në porte”. Kapiteneria e porteve Kapiteneria e porteve është strukturë në varësi të drejtpërdrejtë të Drejtorisë së Përgjithshme Detare dhe i ushtron funksionet në bazë të ligjit nr.9251, datë 8.7.2004 “Kodi Detar i Republikës së Shqipërisë” dhe të akteve ligjore e nënligjore në fuqi. Kontrolli Shtetëror Portual Kontrolli Shtetëror Portual është strukturë përbërëse e administratës detare dhe vepron pranë kapitenerisë së porteve. Kontrolli Shtetëror Portual i kryen funksionet në zbatim të ligjeve perkatese. Kontrolli Shtetëror i Flamurit Kontrolli Shtetëror i Flamurit është strukturë në përbërje të administratës detare dhe ushtron veprimtarinë për inspektimin e certifikimin e sigurisë teknike të mjeteve lundruese, që mbajnë flamurin grekë Regjistri i mjeteve lundruese dhe regjistri i detarëve të Republikës së Greqisë Regjistri i mjeteve lundruese dhe regjistri i detarëve të Republikës së Greqisë janë struktura në përbërje të administratës detare. Ato e ushtrojnë veprimtarinë për regjistrimin e mjeteve lundruese, që kërkojnë të pajisen me flamurin grek dhe të detarëve, që kërkojnë të pajisen me dëshmitë përkatëse. PERSONELI “Kapiteni”: është personi i ngarkuar me nënshkrimin e kontratës, qeverisjen bordit “Master”: do të thotë personi i besuar me nënshkrimin e kontratës, qeverisjen bordit. “Guvernatori”: Për anijet rekreative: personi i cili është i punësuar nga transportues mallrash apo pasagjer i cili ka një aftësi detare, “Ekuipazhi” nënkupton grupin e personave në marrëdhënie punësimi me pronarin, që realizojnë veprimtarinë e mjetit lundrues që nga nisja, gjatë udhëtimit, në mbërritje në destinacion dhe deri në kthimin në portin e nisjes. VEPRIMTARIA DETARE DHE E DREJTA E LEJES SE VEPRIMTARISE Veprimtaria në fushën e detarisë Në fushën e detarisë personat fizikë dhe juridikë, publikë dhe privatë, kryejnë veprimtaritë e mëposhtme: a) transportin detar të mallrave dhe të pasagjerëve; b) transport detar, në linjë të rregullt, për udhëtarë dhe automjete; c) shërbimet detare (agjenci detare, spedicionere, ngarkim-shkarkimi, pilotimi, rimorkimi, tërheqjen e mbeturinave të ngurta dhe të lëngëta nga anijet, furnizimin me karburant, konsulencë detare, kompanitë e menaxhimit të sigurt të mjeteve lundruese); ç) veprimtari të tjera, që realizohen nga subjektet detare, në zbatim të konventave ndërkombëtare. Lejet e ushtrimit të veprimtarisë detare Personat fizikë dhe juridikë e ushtrojnë veprimtarinë detare në përputhje me dispozitat e Kodit Detar të Republikës së Greqisë dhe të akteve ligjore e nënligjore në fuqi. Ministri miraton kriteret dhe procedurat e lëshimit, të pezullimit dhe të heqjes së lejeve për ushtrimin e veprimtarisë në fushat e transportit detar. Tarifat e lejes për ushtrimin e veprimtarisë dhe miratimi i tyre Tarifat e lejes për ushtrimin e veprimtarisë propozohen nga ministri dhe miratohen nga Ministri i Financave.Të ardhurat e krijuara derdhen në Buxhetin e Shtetit. PER ME SHUME DREJTOHUNI TE ZYRA E AVOKATISE DEDES & ASSOCIATES Adresa: Leoforo Vasilisis Sofias 35, kati i 1-rë, Athinë. Numra kontakti: +30 2103621415 (çdo ditë të javës, ora 9:00-18:00), ose +30 6947286856 (çdo ditë të javës). Informohuni dhe nga rrjetet sociale: Facebook: https://www.facebook.com/dedeslawfirm/ Twitter: https://twitter.com/dedeslawgr Instagram: https://www.instagram.com/dedeslaw/ Linkedin: dedes-and-associates-law-firm Site: www.dedeslaw.gr

Ndaje me miqte