0030 210 33 18 483

Leja 5 vjeçare si përfitohet e drejta e punësimit në vendet e tjera të Bashkimit Europian

13 Tetor 2016

Leja 5 vjeçare e qëndrimit, me të drejtë punësimi në vendet e tjera të Bashkimit Europian, është një gjë mjaft pozitive, sidomos në kushtet e krizës së rëndë që po vuan Greqia dhe nivelit në rritje të papunësisë. Por edhe ata që nuk kanë leje 5 vjeçare, por disponojnë leje të rezidentit afatgjatë, apo me afat të pacaktuar (aoristu diarkias), mund ta ndryshojnë lejen e tyre dhe kështu të kenë edhe ata mundëlsinë që të provojnë punësimin në Europë. Leja e qëndrimit 10 vjeçare është leje “kombëtare” greke, kurse leja e qëndrimit me kohë të zgjatur (5 vjeçare), është leje europiane. Një nga ndryshimet më të mëdha ndërmjet të dy lejeve është se me me lejen e qëndrimit me kohë të zgjatur (5 vjeçare), emigrantit i jepet e drejta e punësimit në vendet e Bashkimit Europian. Kjo është e vetmja leje që i jep këtë të drejtë. Si mund të kthehet leja e qëndrimit 10 vjeçare, në leje qëndrimi me kohë të zgjatur (5 vjeçare)? Të gjithë emigrantët që janë të pajisur me leje qëndrimi 10 vjeçare mund ta kthejnë shumë lehtë lejen e tyre në 5 vjeçare duke përmbushur vetëm 3 (tri) kërkesa: KERKESA E PARE është që të përmbushin detyrimet financiare. Të kenë të ardhura 8500 euronë vit, për dy vitet e fundit. Theksojmë se 8500 euro është shifër që mund të jetë familjare. Pra nëse të dy bashkshortët deklarojnë së bashku 8500 euro, mund të marrin leje qëndrimi me kohë të zgjatur. KERKESA E DYTE për marrjen e lejes të qëndrimit me kohë të zgjatur është që emigranti të jetë i pajisur me vërtetimin e njohjes të mjaftueshme të gjuhës greke, si dhe elementeve të kulturës dhe historisë greke. Për të gjithë emigrantët që vërtetojnë që kanë në mënyrë të ligjshme 12 vite qëndrimi në Greqi, automatikisht konsiderohet se kanë njohuri të mjaftueshme të gjuhës, historisë dhe kulturës greke. Në rast se kanë më pak se 12 vite qëndrimi atëherë emigranti duhet të japë provime në ministrinë e Arsimit për të marrë vërtetimin e nevojshëm. KERKESA E TRETE për marrjen e lejes të qëndrimit me kohë të zgjatur është që emigranti të mos ketë patur shkëputje gjatë 12 viteve te fundit të qëndrimit në shtetin grek, të ketë qenë i pajisur gjatë gjithë kohës me leje qendrimi. Zyra e Avokatisë DEDES & ASSOCIATES Zyra jonë ka që në vitin 1951që merret me çdo çështje rreth emigracionit: Pajisje me leje qëndrimi të të gjitha kategorive - Marrje të nënshtetësisë - Zgjidhje e çështjeve që kanë rezultuar për shkak të refuzimit të autoriteteve publike në akordimin e lejes së qëndrimit dhe të nënshtetësisë - Marrje dhe zgjatje vize - Bashkim familjar - ështje penale, mbështetje juridike etj., duke patur një eksperiencë të gjerë dhe një personel mjaft të specializuar për zgjidhjen e problemeve që ju keni. Ju përgjigjemi të gjitha pyetjeve sa më shpejt që të jetë e mundur. Por gjithashtu mund të kontaktoni me zyrën tonë edhe nga rrjetet sociale: Facebook: https://www.facebook.com/dedeslawfirm/ Twitter: https://twitter.com/dedeslawgr Instagram: https://www.instagram.com/dedeslaw/ Linkedin: dedes-and-associates-law-firm Site: www.dedeslaw.gr Ne numrin e kontaktit : +30 2103621415 (çdo ditë të javës, ora 9:00-18:00) ose tek numri +30 6947286856 (çdo ditë të javës) E-mail: general@dedeslaw.gr

Ndaje me miqte