0030 210 33 18 483

Leja e jashtëzakonshme: fillon blerja e ensimave. Sa do të paguani

03 Qershor 2016

Instituti i Sigurimeve Shoqërore, IKA, më në fund ka nxjerrë qarkoren që përcakton modalitetet e blerjes së ensimave nga aplikuesit për leje qëndrimi për arsye të jashtëzakonshme. Gjithë të interesuarit duhet tashmë që nga e hëna, 6 qershor, të drejtohen në shërbimet e IKA-s të vendbanimit të tyre dhe të aplikojnë për blerjen e ensimave të nevojshme. Sipas qarkores, që na dërgoi zoti Fatos Malaj, ndërmjetës ndërkulturor në drejtorinë e shërbimit të emigrantëve Athinë A, bëhet me dije se: “Shtetasit e vendeve të treta (të regjistruar apo jo në amzën e IKA-s), nëse dëshirojnë t’u njihet kohë siguracioni në IKA sipas dispozitave të ligjit 4332/15, duhet të drejtohen në shërbimin e të ardhurave të njësisë së IKA-s të vendbanimit për të paraqitur kërkesën përkatëse. Në të njëjtën kohë ata duhet të kenë me vete pasaportën e tyre (edhe sikur ajo të ketë skaduar), vërtetimin (veveosi) e tipit A se kanë aplikuar për leje të jashtëzakonshme, si dhe të plotësojnë një deklaratë përgjegjësie (ipefthini dilosi), ku të deklarojnë se nuk kanë lidhje siguruese me asnjë ent tjetër, përveç IKA-s”. “Vihet në dukje që në rastet kur aplikimi për leje qëndrimi për arsye të jashtëzakonshme bëhet nga pjesëtarët e familjes së të interesuarit, atëherë për çdo anëtar nevojitet blerja më vete e ditëve të sigurimit (ensima)”. Sa kushtojnë 50 ensimat Aplikuesit për leje qëndrimi për arsye të jashtëzakonshme, duhet të blejnë gjithësej 50 ensima. Në qarkoren e IKA-s thuhet se “Kostoja e kontributit rezulton nga përpjestimi i pagës minimale të punëtorit të pakualifikuar me 20% që është kontributi për pension dhe 6,45% që shkon për trajtimin shëndetësor, që përllopgaritet automatikisht nga sistemi i IKA-s”. Nisur nga fakti se paga minimale e punëtorit të pakualifikuar në Greqi është 28,80 euro, duke kryer veprimet aritmetike, rezulton që kostoja e një dite siguracion (ensime) është 7,61 euro. Të interesuartit duhet të blejnë 50 ditë siguracion (50 ensima), pra u duhet të paguajnë gjithësej 380,5 euro (50 x 7,61 = 380,5). Tribuna

Ndaje me miqte