0030 210 33 18 483

Leja për arsye të jashtëzakonshme dhe dispozita të tjera të favorshme nga ligji i ri për emigracionin

16 Korrik 2015

Me ligjin e ri 4332/15 që u miratua nga parlamenti grek javën e kaluar, janë bërë ndërhyrje që vlerësohen si pozitive për ata emigrantë që kanë humbur lejen e qëndrimit gjatë viteve të krizës, ose edhe që nuk kanë patur fare leje qëndrimi. Në fakt, këtyre u është ofruar mundësia e pajisjes me leje për arsye të jashtëzakonshme, që vitin e kaluar, me miratimin e Kodit të Emigracionit, por tashmë u ofrohen atyre lehtësira më të mëdha. Ndër këto lehtësira përmendim: -Leja për arsye të jashtëzakonshme tashmë bëhet dyvjeçare nga një vjeçare që ishte deri më tani, -Një numër gjithashtu i madh emigrantësh e marrin vërtetimin përkatës që u mundëson qëndrimin e rregullt që në momentin e dorëzimit të aplikimit, ndërsa deri më tani ky vërtetim nuk e precizonte të drejtën e qëndrimit; në këtë mënyrë aplikanti mbetej në një situatë të vështirë, pavarësisht se policia ishte porositur që mos të procedonte kundër tyre. KUJDES: Vërtetimi u jepet vetëm emigranrtëve që kishin patur pesë vjet qëndrim të ligjshëm në dhjwetë vitet e fundit para aplikimit dhe që dëshmojnë se kanë krijuar lidhje të ngushta me Greqinë, -Ulet në 7 vjet, nga dhjetë vjet që ishte më përpara, afati i qëndrimit në Greqi, për aplikantët që nuk kanë patur kurrë një vizë hyrëse në pasaportën e tyre, -Të interesuarit mund të blejnë vetë numrin e ensimave që nevojitet, me qëllim që të kenë siguracionin e nevojshëm shëndetësor. -Në rast të lindjes së fëmijës në Greqi, nënat që nuk kanë leje qëndrimi, e marrin atë tashmë, pa qenë nevoja të kalojnë nga procedrat e zakonshme për bashkimin familjar. farë thotë ligji Ndërhyrjet në procedurën e lejeve për arsye të jashtëzakonshme përmblidhen në nenin 8, kapitulli i tretë, me titull “Rregullime në politikën e emigracionit”, ku ndër të tjera përcaktohet: 1.Ministri i punëve të brendshme dhe reformës administrative, ose koordinatori i administratës së decentralizuar mundet sipas rastit të akordojë leje qëndrimi me afat dyvjeçar, për shtetasit e vendeve të treta që banojnë në Greqi dhe dëshmojnë se kanë krijuar lidhje të fuqishme me vendin. Aplikimi për pajisjen me leje qëndrimi për arsye të jashtëzakonshme shqyrtohet vetëm nëse i interesuari paraqet: a)Vizë hyrëse e cila është dhënë nga një autoritet konsullor grek të paktën tre vjet para bërjes së aplikimit, ose b)titull të fuqishëm qëndrimi, vlefshmëria e të cilit ka skaduar gjatë dhjetëvjeçarit të fundit para bërjes së aplikimit, c)dokumente që vërtetojnë se ka krijuar lidhje të veçanta me Greqinë, që e bëjnë të nevojshëm qëndrimin e tij brenda territorit grek. Në rast se i interesuari kishte leje qëndrimi në Greqi për të paktën pesë vjet në dhjetë vitet e fundit para aplikimit, nuk nevojitet paraqitja e dokumenteve që dëshmojnë lidhjet me Greqinë. 2.Leja e qëndrimit në rastin që aplikanti nuk dispononte një titull qëndrimi, jepet me vendim të ministrit të punëve të brendshme dhe reformës administrative. Shërbim kompetent për shqyrtimin e aplikimit është shërbimi me një qëndrim (one stop shop) i drejtorisë së politikës së emigracionit në ministrinë e brendshme. Në rastin e dorëzimit të aplikimit, shërbimi kompetent kontrollon nëse janë plotësuar dokumentet formale. Nëse po, pezullohen sanksionet ndaj emigrantit që presupozojknë largimin e tij nga vendi. Në rast se jo, vetëm aplikimi për lejen e qëndrimit, nuk nënkupton edhe të drejtë qëndrimi të ligjshëm në Greqi gjatë kohës që do të nevojitet për shqyrtimin e dosjes. 3.Leja e qëndrimit në rastin që aplikanti posedonte më përpara një titull qëndrimi, jepet me vendim të koordinatorit të administrastës së decentralizuar. Në rast se aplikimi shoqërohet nga gjithë dokumentacioni i kërkuar, atëherë të interesuarit i jepet vërtetim i tipit A (blu). 4.Kushte për dorëzimin e aplikimit janë: -posedimi i pasaportës, qoftë dhe sikur ajo të ketë skaduar, -pagesa e tarifës prej 300 (treqind) euro. Posaçërisht, për lejen e pikës 3 (në rastin që dispononte një titull qëndrimi), nevojitet edhe mbulimi i plotë me siguracion qoftë nga vetë personi, qoftë nga bashkëshorti. Për përmbushjen e këtij kushti, të interesuarit kanë mundësinë që të blejnë numrin e nevojshëm të ditëve të siguracionit, me qëllim që të kenë mbulim të plotë për siguracion shëndetësor. 5.Lejet e qëndrimit të këtij neni i ofrojnë qytetarit të vendit të tretë të drejtën e aksesit në punën e varur - ofrim shërbimi apo vepre. Mundësia e ushtrimit të aktivitetit të pavarur ekonomik ofrohet vetëm në rastin që i interesuari dispononte më përpara një leje të tillë, pra që i mundësonte ushtrimin e aktivitetit ekonomik dhe ai aktivitet vazhdon të jetë aktiv. Leje 5 vjeçare për brezin e dytë Ligji i ri e zëvendëson nenin 108 të Kodit të Emigracionit, me dispozitën që vijon dhe lidhet me dhënien e lejeve 5 vjeçare për emigrantët e brezit të dytë të cilët nuk përmbushin kushtet për marrjen e nënshtetësisë: “Shtetasve të rritur të vendeve të treta, që u lindën në Greqi dhe kanë kryer me sukses gjashtë klasë në sistemin arsimor grek para se të mbushin vitin e 23-të të jetës, u jepet leje qëndrimi 5 vjeçare. Leja i ofron poseduesit gjithë të drejtat e parashikuara në nenin 97 të Kodit të Emigracionit (Të drejtat dhe detyrimet e rezidentit afatgjatë), rinovohet për 5 vjet çdo herë me detyrim të vetëm paraqitjen e lejes së mëparshme. Nënat që kanë lindur fëmijë në Greqi Në pikën 46 të nenit 8, përcaktohet se nënat që kanë lindur fëmijë në Greqi dhe nuk kanë leje qëndrimi, e marrin atë tashmë, pa qenë nevoja të kalojnë nga procedurat e zakonshme për bashkimin familjar. “Në rastet e lindjes së fëmijës në Greqi deri në hyrjen në fuqi të këtij ligji, kur njeri nga të dy prindërit është posedues i lejes së qëndrimit të vlefshme, prindit tjetër, përderisa banon në Greqi, i jepet leje qëndrimi për bashkim familjar, duke anashkaluar dispozitat e Kodit të Emigracionit. Bashkëshortët e homogjenëve që marrin nënshtetësinë greke Neni 12 përckton se “bashkëshortët e homogjenëve, që posedojnë Buletinin e Posaçëm të Homogjenit (EDTO), vazhdojnë të mbajnë atë edhe pas marrjes së nënshtetësisë greke nga bashkëshorti tjetër”. Kjo është e rëndësishme, pasi deri tani, bashkëshortit i hiqej karta e homogjenit dhe duhej të aplikonte për leje pesëvjeçare. Në pritje të qarkoreve shpjeguese Pavarësisht se ligji i ri përcakton se shumica dërrmuese e dispozitave hyjnë në fuqi që nga publikimi në Gazetën Zyrtare, në fakt duhet pritur edhe pak. Më e mundshmja është që zbatimi të fillojë pas datës 1 shtator 2015. Dhe gjithsesi, pas daljes së qarkoreve shpjeguese që duket se janë ende duke u përpunuar. Kështu që, deri atëherë le të presim... Robert Goro / Tribuna

Ndaje me miqte