0030 210 33 18 483

Leje qëndrimi nënshtetësi heqje apelasi. Ju pyesni ne përgjigjemi.

06 Maj 2016

Erdhe kësaj radhe Zyra e Avokatisë DEDES & ASSOCIATES ka grumbulluar një sërë pyetjesh që i kanë drejtuar zyrës apo gazetës Tribuna bashkatdhetarë shqiptarë nga Greqi, Shqipëria dhe vende të tjera, dhe u kanë dhënë përgjigjet e duhura. PYETJE, Edi Poçi: Pershendetje! Jam me letra ne Greqi qe prej 2012 tani me mbarojne ne maj, po une nuk mundem t’i rinovoj ne kohe, pse nuk jam as ne Shqiperi as ne Greqi dhe as kam paguar ensima per 2015-n. fare procedurash me duhet te ndjek per t’i vazhdura dokumentat dhe a mundem te marr leje per punesim ne Europe? PERGJIGJE, Dedes & Associates- Law Firm: Pershendetje. Faleminderit qe kontaktuat me zyren tone. Nese nuk keni ensimat e mjaftueshme nuk mundeni te rinovoni lejen e qendrimit. Sepse sipas ligjeve te shtetit duhet te plotesoni numrin e duhur te ensimave. Te cilat mund t’i blini. Ka dalë ligji per blerjen e ensimave. PYETJE, Olta Dinaja: Po un qe kisha vellain me letra greke nga 2001 der ne 2012, pastaj do te bente bashkim familjar dhe dolen vulat fallco, vellain e kthyen ne doganen e kakavijes ne 2012 dhe ne 2014 u be gjyqi dhe u denua 4 muaj. A mund te hiqet apelasi dhe denimi? PERGJIGJE, Dedes & Associates- Law Firm: Pershendetje. Faleminderit qe kontaktuat me zyren tone. Mund te fillojme procedure per heqjen e apelasit dhe te fshihet emri nga lista e zeze, madje dhe pa mbaruar afati i apelasit, mjafton te kene kaluar mbi 10 muaj nga marrja e apelasit, qe ne rastin tuaj plotesohet. Mund t’ju dergojme nje prokure bashke me listen e dokumentave qe do na nevojten dhe te fillojme proceduren, nese doni. PYETJE, AL Indrit: Pershendetje. Per thyerje te nje “expulsion”-i (apelasi) nga Zvicra, hyra ilegal ne Greqi ku edhe me ndaluan dhe me vune Apelasi 5 vite. Tashme expulsi i Zvicrës ka mbaruar dhe nga apelasi i Grekut kane kaluar 3 vjet e 4muaj. A eshte e mundur ta heq pjesen e ngelur te Apelasit? Ka ndonje menyre? PERGJIGJE, Dedes & Associates- Law Firm: Pershendetje dhe faleminderit qe kontaktuat me zyren tone. Mund te fillojme proceduren per heqen e apelasit dhe te fshihet emri juaj nga lista e zeze, edhe pa mbaruar afati i apelasit. Mjafton te kene kaluar mbi 10 muaj nga marja e apelasit. Mund t’ju dergojme nje prokure bashke me listen e dokumentave qe do na nevojten dhe te fillojme proceduren, nese doni. PYETJE, Beni Jana: Kam pas 10 vite me dokumenta ne Greqi ne 2013 u ktheva ne Shqiperi ku ne dogane te Grekut me gjobiten me 1200 euro sepse nuk kisha paguar OGA. A mund te rikthehem ne Greqi per te rifilluar dokumentet pa paguar detyrimet e mëparshme? PERGJIGJE, Dedes & Associates- Law Firm: Pershendetje. Faleminderit qe kontaktuat me zyren tone. Po, mundeni te vini dhe te riaplikoni per leje qendrimi. Fakti qe ju keni nje gjobe, nese kjo nuk ju del ne sistem dhe nuk keni problem ne dogane, mund te provojme per aplikimin dhe nese gjate procedures do na kerkohet te beni pagesen e gjobes. Ose mund ta beni dhe ne dogane nese doni qe te jeni me i sigurt dhe te mos keni problem. PYETJE, Xhuljo Lala: Kam derguar letrat per heqie apelasi pasi kam 6 muaj qe e kam marre per 5 vjet per hyrje te paligjeshme. Kam nusen me letra dhe kemi bere dhe deklarimin e marteses ne Periferia dhe ne zarf bashk me kerkesen e heqjes te apelasit esht dhe certifikata martesore dhe adia diamoni e nuses. Kam 2 muaj qe i kam derguar, por akoma s’na ka ardhur pergjigja. Ka mundesi te hiqet ? PERGJIGJE, Dedes & Associates- Law Firm: Pershendetje. Faleminderit qe kontaktuat me zyren tone. Qe te keni me shume mundesi te pranohet kerkesa e heqes e apelasit duhet duhet te kene kaluar mbi 10+ muaj qe ne momentin e marrjes e apelasit. Nese aplikoni me shpejt duhet te jeni dhe ju ne dijeni qe mundesite jane me te pakta. Vetem nese bashkshortja ka nenshtetesi greke mund te aplikosh me shpejt, qe diten tjeter pasi te keni marre apelasin. PYETJE: Syla Ismail: Une ne vitin 2013 kam marre nga shteti grek apelasi 5 vjet per arsye se s’kisha letra, asgje tjeter. Si i behet per t’u hequr, pse dua te futem ne Greqi. Kam marre “explusion” (apelasi) dhe nga Franca; a krijon problem apelasi nga Franca që të futesh në Greqi? PERGJIGJE, Dedes & Associates- Law Firm: Pershendetje, faleminderit qe kontaktuat me zyren tone. Nese e keni mare ekspulsin nga Franca per te gjithe shtetet po, do t’ju sjellin pengesa ne dogane. Aq me teper qe keni apelsasi edhe nga shteti grek. Mund te fillojm procedure per heqen e apelasit dhe te fshihet emri juaj nga lista e zeze, edhe pa mbaruar afati i apelasit, mjafton te ken kaluar mbi 10 muaj nga marrja e apelasit. Mund t’ju dergojme nje prokure bashke me listen e dokumentave qe do te na nevojten dhe te fillojme proceduren. PYETJE, Ervin Tota: Pershendetje, une jam debuar nga Zvicra ne vitin 2014 pasi kam bere 8 muaj burg dhe nuk kam te drejte te futem ne zonen Schengen deri ne 2017 per 3 vjet, pasi me kane deportuar jam martuar me shtetase suedeze dhe jam ne pritje per leje qendrimi, opr dua qe ta heq sa me pare te jete e mundur para se te marr pergjigjie nga shteti suedez. A ndikon kjo negativisht, pasi Suedia eshte ne zonen Schengen?... E njëjta pak a shumë pyetje edhe nga Bashkim Thaci: Mua me kane kthy nga Suedia para 4 muajsh dhe me kane ndaluar per 2 vjet Shengenin edhe pse jam i martuar me shtetase suedeze. A ka gjasa qe te hiqet kjo ndales? PERGJIGJE, Dedes & Associates- Law Firm: Pershendetje, faleminderit qe kontaktuat me zyren tone. do shtet ka ligjet e veta persa i perket heqes e eksplusit me shpejt se afati i caktuar nga shteti. Fakti qe jeni i martuar me nje shtetase suedeze, duhet t’ju ofroje nje prioritet. Nese eshte e mundur te kontaktoje bashkeshortia juaj me nje avokat ne shtetin suedez dhe te informohet per proceduren e heqjes e apelasit dhe t’ju pranohet kerkesa per marjen e dokumentave. PYETJE, Peppe Sasso: Pershendetje. Po ne qe kemi apelas nga shteti Zvicerjan? Si behet dhe sa mund te shkoje tarifat e heqjes se emrit si person i padeshirueshem nga SIS, dhe per sa kohe vazhdojne procedurat? PERGJIGJE, Dedes & Associates- Law Firm: Pershendetje, faleminderit qe kontaktuat me zyren tone. Nese interesoheni, ne mund te bejme aplikimin per heqen e apelasit nga shteti grek, vetem nese keni lidhje ne shtetin grek, sepse tek lidhjet me shtetin do te bazohemi kur te fillojme procedurat (te keni jetuar dhe te keni dokumenta qe mund ta vertetojne). Perndryshe, duhet te kontaktoni me nje zyre avokatie ose ne Tirane, ose ne shtetin perkates. PYETJE, Astrit Murati: Une kam qe ne 2005 me letra, tani i kam 3 vjecare deri ne 2017, jetoj rregullisht me familje ne Greqi, femijet me kan lindur ketu. Kam ndonje shans per pasaporte greke tani? Faleminderit. PERGJIGJE, Dedes & Associates- Law Firm: Pershendetje dhe faleminderit qe kontaktuat me zyren tone. Leja e qendrimit qe keni deri ne vitin 2017 eshte leja juaj e pare? Femijet mund te aplikojne me vone, pasi te kene mushur moshen,ndersa ju duhet te keni 7 vjet me dokumenta te rregullta qe te keni te drejte per të aplikuar për marrjen e pasaportes greke. PER DO PYETJE APO VEPRIM QE MUND TE KENI LIDHUR RINOVIMIN E DOKUMENTAVE, LEJE PER ARSYE TE JASHTEZAKONSHME, APELASI, NENSHTETESI, E DO PROBLEM QE LIDHET ME SHQIPTARET NE GREQI, DREJTOHUNI TE: DEDES & ASSOCIATES, Athinë (stacioni i metrosë Eavangelismos), Leoforo Vasilisis Sofias 35, kati i 1-rë, tel.: 210 3621415, fax: 210 3623308 www.dedeslaw.gr, general@dedeslaw.gr LEXUESIT E WWW.TRIBUNA-NEWS.COM PERFITOJNE 15% ULJE MIMI PER SHERBIMIN E OFRUAR

Ndaje me miqte