0030 210 33 18 483

Leje qëndrimi për arsye të jashtëzakonshme një shans i mirë për emigrantët pa dokumenta

22 Shkurt 2015

Një nga efektet e shumta për emigrantët, të krizës së thellë që po kalon prej gjashtë vjetësh Greqia, është mos rinovimi i lejes së qëndrimit, për shkak të mungesës së ensimave apo një kontrate pune. Në këto kushte, mjaft emigrantë kanë kaluar (kundër dëshirës së tyre), në një status ilegaliteti, duke mos parë asnjë fije shprese në horizont. Megjithatë, ata mund të tentojnë dhe në shumicën e rasteve me sukses, të marrin leje për arsye të jashtëzakonshme. Kushti kryesor që të aplikojnë për këtë lloj lejeje, është që ata të vërtetojnë se kanë një qëndrim dhjetëvjeçar në Greqi. Nga Fatos Malaj Dokumentet që kërkohen * Vizë hyrjeje apo vulë hyrjeje që është vendosur në pasaportë të paktën tre vjet para paraqitjes së kërkesës, apo leje qëndrimi që skaduar apo një dokument që të vërtetojë qëndrimin dhjetëvjeçar në Greqi. * Paravolo 300 euro Dokumente që vërtetojnë lidhjet me Greqinë, si: * Vërtetim se ka ndjekur mësime për gjuhën greke, * Dëftesë se ka mbaruar një shkollë greke, të nivelit të parë apo të dytë arsimor grek, * Leje të mëparshme qëndrimi, * Kopje të deklaratave tatimore të viteve të mëparshme * Kopje të siguracionit në ente siguracione greke të nivelit primar * Dëshmi të ekzistencës së lidhjeve farefisnore me qytetar grek apo homogjen * Dëshmi se ka studiuar në institucionet arsimore të vendit * Fatura të veprimeve bankare * Akte noterie që janë nënshkruar në prani të të interesuarit Si dokumente që përllogaritin saktësisht qëndrimin dhjetëvjeçar në Greqi konsiderohen: * Dokumente që dëshmojnë se ka ndjekur mësimet në një institucion publik arsimor në Greqi, * Aplikime për marrjen e një titulli të përkohshëm apo të përhershëm qëndrimi apo regjimin e mbrojtjes ndërkombëtare, * Kopje të vendimeve refuzuese ndaj kërkesave për marrjen fillestare apo rinovimin e lejes së qëndrimit, * Tituj të mëparshëm të qëndrimit provizor, pavarësisht autoritetit që e ka lëshuar atë, *Kopje të deklaratave tatimore të viteve të mëparshme, *Kopje të regjistrimit të niptit fiskal (AFM), * Kopje të siguracionit në ente siguracione greke të nivelit primar * Fatura të elektrikut, telefonit, ujësjellësit apo telefonisë celulare në emër të të interesuarit, * Fatura nga institucione bankare (banka) * Fatura të dërgesës së remitancave në vendin e origjinës, remitanca të kryera përmes bankave, kompanive të transfertave të parave, që kontrollohen sipas ligjit nga Banka e Greqisë, * Vërtetim se kanë ndjekur kurse për mësimin e gjuhës greke * Vendime gjyqësore, * Vendime për dëbimin administrativ (diikitis apelasi), që nuk janë ekzekutuar, * Fotokopje pasaportash më të vjetra (të gjitha faqet), * Akte të mëparshme të gjendjes civile, * Vërtetime për shtrim në spitale shtetërore, * Akte noterie që janë nënshkruar në prani të të interesuarit * Njoftim zyrtar ku t’i bëhet me dije se duhet të largohet nga vendi. *) Fatos Malaj është specialist i çështjeve të emigracionit, ndërmjetës ndërkulturor në qendrën e shërbimit të shtetesve të huaj dhe emigrantëve

Ndaje me miqte