0030 210 33 18 483

Lejet e qëndrimit si do të mbyllni takim me telefon

08 Mars 2016

Pas ankesave të vazhdueshme të emigrantëve për vështirësitë kolosale në mbylljen e takimeve për çështje që kanë të bëjnë me lejet e qëndrimit, ministria e brendshme (sekretariati për emigracionin), ka caktuar një linjë të posaçme telefonike. Nëpërmjet njoftimit të publikuar në sajtin zyrtar të ministrisë së brendshme, bëhet me dije se: “Komunikimi i qytetarëve të vendeve të treta për të caktuar datën e dorëzimit të aplikimeve për marrje apo rinovim të lejes së qëndrimit, do të bëhet çdo ditë në numrin e telefonit 2131361700 (nga ora 09,00 deri 14,00)”. Synimi i ministrisë është që të eliminohen në mënyrë drastike vonesat proverbiale dhe kronike, që vërehen në shërbimin e emigrantëve, që nga vështirësitë për mbylljen e datës së dorëzimit të aplikimit e deri në marrjen përfundimtare të lejes së qëndrimit. Burime të ministrisë thanë për tribuna-news, se pas muajit prill, kur do të funksionojë me kapacitet të plotë sistemi elektronik, emigrantëve do t’u shërbehet në kohën e duhur dhe me cilësi. Le të shpresojmë se do të jetë vërtetë kështu. Tribuna

Ndaje me miqte