0030 210 33 18 483

Lejet e qëndrimit zona e Pireut dhe ishujve: Kur do të bëhen takimet e janarit

Tribuna 31 Janar 2018

Drejtoria e shtetasve të huaj dhe emigracionit për Pireun dhe ishujt ka nxjerrë një njoftim të ri më 31 janar 2018, ku bën të ditur se për shkak të ndërprerjes së funksionimit të sistemit kompjuterik, takimet për rinovim dhe ato për marrjen e shenjave biometrike, që nuk u realizuan nga 18 janari deri më 2 shkurt 2018, zhvendosen për datat e mëposhtme, të njëjtën orë: Takimet e datë 18 janar 2018, që fillimisht u shtynë për më 2 shkurt, do të bëhen të premten, më 9 shkurt 2018, Takimet e datës 22/01/2018, do të bëhen të hënën, 05/02/2018, Takimet e datës 23/01/2018, do të bëhen të martën, 06/02/2018. Takimet e datës 24/01/2018 do të bëhen të mërkurën, 07/02/2018. Takimet e datës 25/01/2018 do të bëhen të enjten, 08/02/2018. Takimet e datës 29/01/2018 do të bëhen të hënën, 12/02/2018. Takimet e datës 30/01/2018 do të bëhen të martën, 13/02/2018. Takimet e datës 31/01/2018 do të bëhen të mërkurën, 14/02/2018. Takimet e datës 01/02/2018 do të bëhen të enjten, 15/02/2018. Për shkak të prurjes së lartë dhe dyfishimit të volumit të punës gjatë datave të mësipërme, nuk do të merren në dorëzim kërkesa të tjera (si të dhëna plotësuese, etj.). Kërkesat që i takojnë degës së kontrollit (p.sh., vërtetime të posaçme të qëndrimit të ligjshëm (idiki veveosi nomimis diamonis, kërkesa për vizë hyrëse, kërkesa për ndryshim të dhënash), do të shërbehen normalisht, sipas numrit të prioritetit. Luten të interesuarit që nuk kanë çështje urgjente të evitojnë ardhjen e tyre gjatë datave të mësipërme, me qëllim të një shërbimi më të mirë. Në rast të mosriparimit të problemit deri më 5 shkurt 2018, do të ketë një noftim të ri, që do të publikohet në faqen e internetit të administratës së decentralizuar të Atikës në adresën: www.apdattikis.gov.gr. Nga drejtoria

Ndaje me miqte