0030 210 33 18 483

Lejet për arsye të jashtëzakonshme nga 3 prilli në periferi

TRIBUNA 20 Janar 2017

Që nga data 3 prill 2017, emigrantët që aplikonin në ministrinë e brendshme për leje qëndrimi për arsye të jashtëzakonshme, do të mund ta bëjnë këtë aplikim në periferitë e vendbanimit. Ndërkaq, aplikimet që janë bërë në ministrinë e brendshme (në zyrën e Pireut), do të vazhdojnë të shqyrtohen nga ministria e emigracionit. Pas votimit të amendamentit nga parlamenti grek (në dhjetor të vitit të kaluar), ministri i emigracionit, Janis Muzalas ka nënshkruar edhe projektligjin përkatës, me modalitetet e procedurës. Teksti i projektligjit u mundësua për tribuna-news nga ndërmjetësi kulturor dhe aktivisti i njohur i emigracionit, Fatos Malaj. Në këtë projektligj bëhet me dije: “Neni 1: 1. Lejet e qëndrimit për arsye të jashtëzakonshme, në rastin që aplikuesi kishte më përpara leje qëndrimi jepen me vendim të koordinatorit të administratës së decentralizuar. 2. Autoritet kompetent për shqyrtimin e kërkesave është shërbimi me një qëndrim (one stop shop) në drejtorinë e shtetasve të huaj dhe emigracionit të vendbanimit të shtetasit të vendit të tretë. Neni 2: 1. Aplikime që janë paraqitur në ministrinë e politikës së emigracionit deri në momentin e hyrjes në fuqi të këtij ligji do të shqyrtohen nga drejtoria e politikës së emigracionit të kësaj ministrie. Neni 3: 1. Shtetasit e vendeve të treta, aplikimi i të cilëve ndodhet në fazën e shqyrtimit në ministrinë e emigracionit, mund të heqin dorë nga ky aplikim dhe të bëjnë aplikim të ri, kësaj here në drejtorinë e shtetasve të huaj dhe emigracionit të periferisë së vendbanimit. 2. Heqja dorë paraqitet në drejtorinë e shtetasve të huaj dhe emigracionit të vendbanimit të tyre. 3. Gjatë paraqitjes së aplikimit të ri, nuk kërkohet të bëhet sërish pagesa e paravolos. Dispozitat e këtij ligji hyjnë në fuqi që nga 3 prilli 2017. Ky vendim të publikohet në gazetën Zyrtare. Ministri, Janis Muzalas”.

Ndaje me miqte