0030 210 33 18 483

Liga e kampionëve: Olimpiakos i Besnik Hasit përballet me Barcelonën dhe Juventusin

Tribuna 24 Gusht 2017

Të enjten pasdite në Monako është hedhur shorti i ndeshjeve në grupe të Ligës së kampionëve (Champions League). Olimpiakos i Pireut, që drejtohet nga trajneri shqiptar Besnik Hasi, do të ketë sfida mjaft të vështira, teksa do të përballet me dy nga ekipet më forta të kontinentit, Barcelonën dhe Juventusin, në grupin D. Edhe kampioni në fuqi, Real Madridi, nuk parashikohet ta ketë të ëehtë, teksa ka në grupin e vet (H), Borussian e Dortmundit dhe Tottenhemin. Me mjaft interes do të priten edhe përballjet e Bayern Mynihut me Paris Sen Zhermenin, tashmë që parizienët janë përforcuar me Neymarin. Ndeshjet e para do të luhen më 12 dhe 13 shtator, ndërsa java e 6-të dhe e fundit e turit të parë do të luhet më 5 dhe 6 dhjetor. Shorti i turit të parë Grupi A Benfica Manchester United FC Basel CSKA Moska. Grupi B Bayern Munich Paris Saint-Germain Anderlecht Celtic. Grupi C Chelsea Atletico Madrid Roma FK Qarabag. Grupi D Juventus Barcelona Olympiakos Sporting. Grupi E Spartak Moska Sevilla Liverpool NK Maribor. Grupi F Shakhtar Donetsk Manchester City Napoli Feyenoord. Grupi G Monaco FC Porto Besiktas RB Leipzig. Grupi H Real Madrid Borussia Dortmund Tottenham APOEL Nikozia.

Ndaje me miqte