0030 210 33 18 483

Ligji i ri: Procedurat për marrjen e nënshtetësisë greke dhe për lejen e qëndrimit

20 Dhjetor 2015

Siç duhet të jeni informuar, është ka filluar tashmë zbatimi i ligjit të ri, me nr. 4332/15, që përmban edhe ndryshimet në Kodin e Nënmshtetësisë Greke. Një nga anët më pozitive të ligjit të ri është se tash e tutje emigrantët kanë mundësi që me lejen e qëndrimit të marrë në Greqi sipas dispozitave të reja, të punojnë në vendet e Bashkimit Europian. Pikat kryesore te ketij ligji jane: - Femijet e emigranteve qe lindin ne Greqi, me kusht te kene perfunduar me sukses shkollen 9 vjecare dhe gjate ketyre viteve te shkollimit e tyre ne Greqi, patjeter te pakten njeri nga prinderit te kete jetuar ne menyre te ligjshem me ta. - Femijet e emigranteve qe jetojne ne menyre te ligjshem ne Greqi dhe kane perfunduar shkollen 9 vjecare (6 fillore dhe 3 gjimnaz), ose te kene perfunduar 6 vite te shkolles se mesme (d.m.th., 3 vite te gjimnazit dhe 3 vite te liceut) ne Greqi. - Emigrante qe jane te ligjshem ne Greqi, dhe kan perfunduar nje shkolle te larte (AEI) ose shkolle te larte teknike (TEI), po ashtu kan perfunduar shkollen e mesme (dmth 3 vite ne gjimnaz 3 ne lice) ne Greqi. Kan filluar dhe rishikime te ceshtjeve e emigraneteve qe e kishin fdituar nenshtetesine Greke me deklarim ose natyralizim (politografisi), dhe e kane humbur Më konkretisht, nënshtetësinë greke mund ta fitojnë: - Fiton nenshtetesine greke cdo femije i lindur ne Greqi pas dates 09.07.2015 dhe qe do te vazhdoje studimet ne Greqi. Me konkretisht pasi femija te regjistrohet ne klasen e pare, ne fillore, prinderi mund te aplikojne qe femija te marre nenshtetesine greke. - Fiton nenshtetesin greke nje femij qe ka lindur ne Greqi deri dhe ne daten 08.07.2015 dhe studjon ne Greqi. - Fiton nenshtetesine Greke nje emigrant qe ka mbaruar me suksese 9 vjecaren ne Greqi (6 filloren dhe 3 gjimnazin) ose 6 vite (3 gjimnaz 3 ne lice). Marrja e lejes së qëndrimit Me ligjin e ri emigrantet mund ta perfitojne me thjeshte lejen e qendrimit. Ligji I ri sjell shume ndryshime, midis te cilave: - Ulet tarifa qe paguante punëdhënësi për çdo shtetas emigrant qe punesonte per pune sezonale nga 150 euro qe ka qene, ne 50 euro - Punëdhënësi gjithashtu duhet patjeter te regjistrojne ne OGA per ta siguruar punetorin qe ka punësuar në bujqësi ose fermë ne menyre sezonale ate cdo muaj sic parashikohet ne ligjin. Lehohen vizat me të drejtën për të punuar në pune sezonale për një periudhë jo më shumë se 90 ditë per cdo emigrant Emigrantet mbi 18 vjec të cilët jane diplomuar ne shkolle greke nuk e kane te nevojshme për të marrë një leje qëndrimi për arsye humanitare (të tilla si, viktimat dhe dëshmitarët e krimeve të dhunës raciste) - Një emigrant që është pronari i pasurie të patundshme ose dhe nje prone të dhënë me qera dhe është i paisur me leje qëndrimi individuale, mund te përfshijë edhe paraardhësit e drejtpërdrejtë të bashkëshortëve. - Ekziston mundësia e marrjes së qëndrimit afatgjatë dhe per cdo individ te paisur me karte minoritare - Nese lind nje femije ne Greqi dhe njeri nga prinderit ka leje qendrrimi, tjetri mund te perfitoje bashkimin familjar me kerkese te individit qe ka leje qendrrimi. - Ulet nga 1.500-3.000 euro, në 150 euro, ka gjoba për personat per deklarime ose certifikata sipas Kodit ne150 euro - Me thjeshtë përfitojnë lejen e qëndrrimit ose nënshtetësinë greke të gjithë emigrantët që kanë mbi 7 vjet pa shkëputhe, që jetojnë në Greqi. Leje qëndrimi 10 vjeçare Shtetasit qe mund te vertetojn se jetojnë ligjërisht në Greqi 7 vitet e fundit më në fund u jepet mundësia të marrin leje qendrimi 10 vjecare. Mjafton vetem vertetimi vitete ne Greqi pa shkeputje. Të gjithë ata qe kishin leje qendrimi ne te shkuaren te pakten 5 leje qendrimi dhjetë vitet e fundit perfitojne lejen e qendrrimit 10 vjecare direkt. Ne rast se kane me pak se 5 leje qendrimi ne total por mund te vertetojne qe kane vazhduar te banojne ne Greqi pa shkeputje, mund te perfitojne po ashtu lejen 10 vjecare te qendrrimit. Për më shumë informacion: DEDES & ASSOCIATES, Athinë (stacioni i metrosë Eavangelismos), Leoforo Vasilisis Sofias 35, kati i 1-rë, tel.: 210 3621415, fax: 210 3623308 www.dedeslaw.gr, general@dedeslaw.gr

Ndaje me miqte