0030 210 33 18 483

Ligji i ri të mërkurën fillon zbatimi në gjithë Greqinë. Disa detaje të nevojshme nga eksperti Fatos Malaj

19 Tetor 2015

Ashtu siç kishim njoftuar me herët, ligji i ri për emigrantët do të fillojë zbatimin në të gjithë Greqinë, që nga e mërkura 21 tetor. Për këtë arsye, hënën me specialistë të drejtorive të shërbimit të emigrantëve në Athinë, është zhvilluar një takim, ku janë dhënë disa shpjegime praktike, që nuk i përmbajnë dispozitat e ligjit. Disa prej këtyre shpjegimeve i ka prezantuar gazetës Tribuna, eksperti i çështjeve të emigracionit dhe ndërmjetës ndërkulturor, Fatos Malaj, që ishte i pranishëm në takim. 1.Leje për arsye të jashtëzakonshme: Kanë të drejtë të aplikojnë në periferi edhe ata që gjatë 10 viteve të fundit kanë patur qëndrim të ligjshëm pesë vjet. Në këtë afat kohor përfshihet edhe periudha që leja e tij mund të ketë qenë e skaduar, por janë dhënë shtyrje të njëpasnjëshme, siç ndodhte shpesh deri në vitin 2010. 2.Ata persona që kanë hapur gjyq, mund të vazhdojnë gjyqin dhe në të njëjtën kohë të aplikojnë për leje të jashtëzakonshme dhe të marrin vërtetimin blu (ble veveosi). Kjo bëhet me qëllim që ata të mos humbin vitet e mëparshme të qëndrimit në Greqi, gjë që do të ndodhte nëse ata mbështeteshin vetëm te vendimi i gjyqit. 3.Personat me Apelasi (deportim). Edhe këta mund të aplikojnë për leje të jashtëzakonshme dhe pasi të marrin vërtetimin blu të shkojnë me këtë vërtetim e ta heqin apelasin. 4.Nënat që kanë lindur fëmijë në Greqi, por që janë të ndara apo nuk janë martuar. Edhe këto përfitojnë leje qëndrimi, me kusht-kuptohet- që të vërtetojnë lidhjen me fëmijën. 4.Nënat që kanë lindur fëmijë në Greqi dhe burrat e tyre kanë leje qëndrimi, aplikojnë dhe pajisen me vërtetitim blu, por duhet që me këtë vërtetim të shkojnë dhe të paguajnë sigurimet shoqërore në një ent shtetëror. Kjo për rastet që bashkëshorti ka leje deri tre vjeçare. Ndërsa për rastet që bashkëshorti ka leje 10 vjeçare apo pa afat (aoristu diarkias), atëherë siguracioni mund të bëhet edhe në një ent privat. KUJDES! Siguracioni duhet paraqitur më e vona brenda gjashtë muajsh që nga aplikimi për leje qëndrimi, në rast të kundërt, aplikimi do të refuzohet. Shënim: Të njëjtat dispozita zbatohen edhe për rastin e burrave që janë pa leje qëndrimi, por gratë e tyre kanë lindur fëmijë në Greqi dhe disponojnë leje qëndrimi. Tribuna

Ndaje me miqte