Ligji për mbrojtjen e minoriteteve në Shqipëri reagon Athina
Tribuna
16 Tetor 2017
Athina zyrtare ka reaguar ndaj votimit të ligjit për mbrojtjen e minoriteteve nga parlamenti shqiptar.
Në një deklaratë të ministrisë së jashtme greke, të dielën në mesditë, nënvizohet se ligji në fjalë “përbën progres për minoritete ekzistente dhe inekzistente”, por “një hap mbrapa për minoritetin më të madh” që është ai grek.
“Në vend që të garantojë të drejtat e minoriteteve në vend në bazë të modeleve europiane, ligji që votoi parlamenti shqiptar për mbrojtjen e minoriteteve, përjetëson arbitraritetin e regjimit të Hoxhës. Eshtë një hap përpara për minoritetet ekzistente dhe inekzistente, dhe një hap mbrapa për minoritetin më të madh dhe ekzistent në Shqipëri”, thuhet në deklaratën e zëdhënësit të ministrisë së jashtme greke, Aleksandros Genimatas.
Muajtg e fundit Athina i ka shtuar axhendës problematike me Shqipërinë edhe kundërshtimin e statusit aktual të zonave minoritare. Një kundërshtim i nisur dekada më parë, por i lënë në haresë për shumë vite.
Vetëm pak ditë më parë, ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias, tha se minoriteti duhet të njihet në gjithë shtrirjen e territorit dhe kudo që minoritarët grekë ndodhen në Shqipëri.
Sipas tij, “bie ndesh me të drejtën europiane “reforma” e Hoxhës që minoritet konsiderohesh vetëm nëse ndodhesh në dy zonat e njohura si të tilla, ndërsa po të largohesh nga fshati yt e të shkosh në Tiranë, nuk je më minoritet”.
Ndaje me miqte