0030 210 33 18 483

Lionel Messi baba për herë të tretë

ATSH 11 Mars 2018

MADRID, /ATSH-AFP/ - Lionel Messi dhe bashkëshortja e tij Antonella Roccuzzo janë bërë për herë të tretë prindërit e një djali me emrin Ciro, njoftoi sulmuesi i njohur i FC Barcelonës. “Mirë se vjen Ciro!! Lavdi Zotit gjithçka ka shkuar mbarë. Djali dhe nëna e tij janë shumë mirë. Jemi shumë të lumtur!!, shkruan Messi në një postim në Instagram, duke shoqëruar këtë mesazh me një foto ku shfaqet dora e të sapolindurit. ifti njoftoi tetorin e kaluar lajmin e mrekullueshëm. Më pas, Antonella bëri me dije se do të bëhej sërish nënë e një djali pas Thiagos (5 vjeç) dhe Mateos (2 vjeç) të cilin do ta quanin Ciro. Të dy bashkëshortët kanë lindur në Rosaria, në Argjentinë, Lionel Messi, 30 vjeç, dhe Antonella Roccuzzo, 30 vjeç u njohën sëbashku në vitin 1996, por lidhja e tyre nisi dhjetë vite më vonë. Ata u martuan në qershorin e vitit 2017 në qytetin e tyre të lindjes.

Ndaje me miqte