0030 210 33 18 483

Loja tragjike e fatit: Shkon të ndihmojë bashkëshorten e aksidentuar dhe gjen vdekjen

TRIBUNA 11 Dhjetor 2016

Një ngjarje e pabesueshme ka ndodhur në Janinë, duke u gdhirë e diel. Një 35 vjeçar i cili shkoi të ndihmonte bashkëshorten që kishte pësuar aksident automobilistik, gjeti vdekjen për vete. Në kilometrin e 10-të të rrugës së vjetër nacionale Janinë-Igumenica, automjeti që drejtonte një grua doli nga korsia dhe u përmbys, por gruaja mundi të dalë nga mjeti dhe t’i telefonojë të shoqit. 35 vjeçari shkoi menjëherë në vendngjarje dhe ndërsa po përpiqej të manovronte me makinën e aksidentuar, u përfshi nga rrotat e një furgoni që gjithashtu doli nga rruga. Në vend shkuan forca të zjarrfikësve dhe ekipi mjekësor i ndihmës së shpejtë; por me gjithë përpjekjet e tyre, 35 vjeçari ndërroi jetë. Ndërsa po zhvillohen hetime për shkaqet e aksidentit, autoritetet njoftojnë se temperaturat gjatë natës në rajon janë nën zero, dhe në zonën e aksidentit shumë herë rruga mbulohet nga ngirca.

Ndaje me miqte