0030 210 33 18 483

Londër kryeministrja May njofton dëbimin e 23 diplomatëve rusë

ATSH 15 Mars 2018

LONDER /ATSH-DPA/ - Britania e Madhe do të dëbojë 23 diplomatë rusë, të dyshuar për pjesëmarrje në veprimtari spiunazhi, si edhe do të refuzojë një ftesë për vizitë nga ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, deklaroi kryeministrja britanike, Theresa May. “Këto masa janë një kundërpërgjigje e plotë dhe e fortë ndaj helmimit me anë të një toksine, të një agjenti, i dyshuar si i dyfishtë, dhe i vajzës së tij në Britaninë e Madhe, si edhe i refuzimit rus për të marrë dhënë llogari për praninë e kësaj toksine”, deklaroi May në parlamentin britanik. “Britania e Madhe nuk do të dërgojë asnjë zyrtar të lartë apo anëtar të familjes mbretërore në Kupën e Botës në Futboll, që do të zhvillohet në Rusi”, theksoi ajo. Edhe Komisioni Europian u solidarizua dje me Londrën për helmimin e ish-agjentit rus në Britani të Madhe. “Ka një rëndësi shumë të madhe që ata që janë përgjegjës (-) të shohin qartësisht që ka një solidaritet europian, të qartë, të patundur dhe të fortë, në mënyrë që të ndëshkohen vërtetë përgjegjësit për atë që kanë bërë”, komentoi zëvendëspresidenti i Komisionit, Frans Timmermans para Parlamentit Europian në Strasburg.

Ndaje me miqte