Londra i detyrohet BEsë dy miliardë euro për mashtrim doganor
10 Mars 2017
Londra i detyrohet dy miliardë euro Bashkimit Evropian pasi ka lejuar të hyjnë në Evropë në mënyrë abuzive produkte kineze nën vlerën e tyre reale, dhe për këtë arsye duhet t’i nënshtrohet nivelit të duhur të detyrimeve doganore, bëhet sot e ditur nga Zyra Evropiane e Luftës Antimashtrim (OLAF).
”I rekomandojmë Komisionit Evropian për të rekuperuar paratë, që duhet të kalojnë në buxhetin e Bashkimit Evropian nga qeveria e Britanisë së Madhe”, sqaroi zyra e shtypit të OLAF-it.
Një hetim i këtij organi të pavarur, me detyrë për të zbardhur mashtrimet në lidhje me fondet e BE-së, konstatoi se mes periudhës 2013-16, importe kineze në veshje dhe këpucë me destinacion tregun e zi ishin nën vlerën reale në futjen e tyre në disa vende të Evropës, kryesisht në Britaninë e Madhe.
Kjo nënkosto do t’i mundësonte mashtruesve të rrjeteve aktive kriminale në të gjithë BE për të paguar të drejtat e doganës në shifra më të ulëta sesa duhej të ishin ligjërisht.
Megjithatë, tarifat doganore janë pjesë e burimeve tradicionale të buxhetit të Bashkimit Evropian.
Shuma e deficitit arrin deri në 1,987 miliardë euro.
Ndaje me miqte