Macron: Greqia po del nga kriza
Tribuna
08 Shtator 2017
Pas mesazheve për mbështetjen e Greqisë në rrugën e reformave, zhvillimin ekonomik dhe lehtësimin e borxhit, presidenti francez, Emmanuel Macron, është fokusuar në nevojën e investimeve në Greqi, gjatë takimit së bashku me kryeministrin Tsipras, me përfaqësues të biznesit vendas dhe atij francez.
“Greqia po del nga kriza”, ka theksuar Macron gjatë takimit të zhvilluar të premten në mjediset e fondacionit kulturor Stavros Niarchos.
Macron i tha kryeministrit Tsipras se ai tashmë mund të bëhet garant për qëndrimin miqësor të Francësm mvështetjen për vazhdimin e reformave, ndërsa garantoi se Franca do të vazhdojë të ndihmojë Greqinë për të dalë nga kriza dhe se biznesmenët francezë do të jenë pjesë e kësaj përpjekjeje.
Presidenti francez nënvizoi praninë e kompanive franceze në Greqi, duke thënë: “Ishim, jemi dhe do të jemi këtu”, për të vënë në dukje se ai dëshiron që kjo oidhje të mbetet e fuqishme.
Duke iu drejtuar përfaqësuesve të biznesit që aktualisht operojnë në Greqi, Macron theksoi: “Ju që ndodheni prej vitesh në Greqi, dua të jepni një energji të re, një forcë të re stimuluese për investime në Greqi”.
Nisur nga një theksim i kryeministrit Tsipras, Macron tha se qeveria greke i ftoi biznesmenët francezë që të flasin për vështirësitë me të cilat ndeshen dhe se sa qeveria greke, aq edhe ajo franceze do t’i ndihmojnë që ato vështirësi të tejkalohen.
Ndaje me miqte