Mali i Zi polemika për kthimin e ishkampit të përqendrimi në hotel luksoz
18 Janar 2016
Mali i Zi mbështeti vendimin për të autorizuar transformimin e një kalaje në ishullin Lastavica, përdorur si kamp përqendrimi gjatë luftës, në një hotel luksoz, një zgjedhje që ka ngjallur nervozizëm tek të afërmit e ish-të dënuarve.
Kalaja Mamula, që ndodhet në detin Adriatik, në hyrje të Gjirit të Kotorrit, u ndërtua në shekullin e XIX para se të shërbente si kamp të burgosurish për ushtrinë italiane gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Sipas shoqatës lokale të ish-luftëtarëve, 80 të dënuar kanë humbur jetën aty të ekzekutuar dhe 50 nga uria, në një total prej më shumë se 2 000 persona.
Pas nëntë muajve negociatash, ministri i turizmit, Branimir Gvozdenovic dhe drejtuesi i kompanisë “Orascom” me bazë në Zvicër nënshkruan një kontratë për qiradhënien afatgjatë të ishullit, përfshirë kalanë.
Mali i Zi vendosi dhënien me qera për 49 vjet për kompaninë zvicerano-egjiptiane “Orascom”, që synon të ndërtojë një hotel me gamë të lartë duke përfshirë një diskotekë, një spa dhe një qendër turistike me vlerë prej 15 milionë eurosh.
“Ne kemi dy mundësi, ta lëmë kalanë të rrënohet ose të gjejmë investitorë që do të duan ta restaurojnë dhe ta bëjnë të arritshme për vizitorët”, deklaroi Olivera Brajovic, shefe e këshillit administrative kombëtar për zhvillimin e turizmit.
“Vende shumë më të pasura se Mali i Zi kanë zgjedhur t’i ruajnë ndërtesat e ngjashme në këtë mënyrë, madje edhe vendet e mbrojtura nga UNESCO”, shtoi ajo.
Por një grup që përfshin familjet e të burgosurve është shpreur kundër realizimit të këtij projekti.
“Të ndërtosh një hotel luksoz, në këtë vend ku shumë persona humbën jetën dhe kanë vuajtur është një shembull flagrant i mungesës së seriozitetit përballë historisë, deklaroi Olivera Doklestic, gjyshi i së cilës, babai dhe xhaxhai janë burgosur në Mamula.
“Asnjë kamp përqendrimi në botë nuk është trasformuar në një hotel”, shtoi Doklestic, e cila do të dëshironte që kalaja të restaurohej dhe të hapej për vizitorët si një qendër historike.
Në përgjigje, Brajovic konfirmoi se projekti përfshinte një memorial në kujtim të ish-të burgosurve dhe agjencia e komunikacionit që përfaqëson Orascom theksoi se ish-luftëtarët e kanë miratuar projektin, që parashikon mbrojtjen e kalasë.
AFP/ATSH
Ndaje me miqte