Mario Mandzukiç ka rinovuar kontratën me Juventusin, i cili do të jetë pjesë e “Zonjës së Vjetër” deri në vitin 2020. Sulmuesi kroat, Mario Mandzukiç, do të jetë pjesë e kampionëve të Italisë deri në vitin 2020. Mandzukic fillimisht humbi vendin e titullarit për shkak të ardhjes së Gonzalo Higuain, por trajneri, Massimiliano Allegri, filloi ta përdor atë si sulmues krahu, punë të cilën po e kryen për mrekulli, sipas analistëve ndoshta edhe më mirë si sulmues qendror. Ai ka bërë 48 ndeshje këtë sezon për Juven në të gjitha garat, duke shënuar 10 gola.