Matteo Renzi: &ldquoEuropa shkon në planetin Mars por ndalon në Idomeni&rdquo
16 Mars 2016
“Europa shkon në planetin Mars, por ndalon në Idomeni, ku një nënë është e detyruar të lajë fëmijë n e posalindur me një shishe uji, pse ajo fëmijë u lind në një nga kampet e refugjatëve. Pikërisht në Europë, në kontinentin tonë, në Greqi”, ka deklaruar të mërkurën në parlamentin e vendit, kryeministri italian, Matteo Renzi.
“Europa, që arriti të shkojë në planetin Mars, ndalon në hyrjen e një kampi refugjatësh në Greqi, por edhe në Kale (Francë). Nevojitet një Europë e cila do të lehtësojë zbatimin e marrëveshjes me Turqinë, duke ruajtur ndërkaq kohezionin dhe solidaritetin ndaj parimeve themeltare të saj”, shtoi kryeministri italian.
Duke folur për samitin e të enjtes të Bashkimit Europian, Renzi nënvizoi se “përsëritja e çështjeve shkakton tek të gjithë pjesëmarrësit në samit ndjesinë e një realiteti të alternuar. Eshtë e rëndësishme të përpiqemi të konkludojmë një marrëveshje me Turqinë. Eshtë e rëndësishme, sidomos për disa vende, e para së gjithash për Greqinë, por jo me çdo kusht. Ka disa parime që për ne janë themelore, duke filluar nga liria e shtypit dhe të drejtat e njeriut”, shtoi Renzi duke iu referua situatës së ditëve të fundit, kur qeveria turke mbylli gazetën kritike “Zaman”.
Tribuna
Ndaje me miqte