Mediat greke për takimin BushatiKotzias
06 Qershor 2016
Mediat kryesore greke kanë veçuar nga vizita e ministrit të jashtëm në Tiranë angazhimin e dy shefave të diplomacive respektive për zgjidhjen e gjithë problemeve në marrëdhëniet dypalëshe. Ndërkohë kanë bërë të ditur edhe se në programin e vizitës është shtuar një takim i ministrit grek me kryeministrin Edi rama, që do të zhvillohet të martën.
Por në përcjelljen e vizitës nga mediat e vendit fqinj, ka qëndruar shumë lart edhe protesta e organizatës “?amëria”. Gjë që sipas analistëve grekë ka “hedhur hije” në takimin Bushati-Kotzias, që gjithsesi konsiderohet në Athinë se u zhvillua në një klimë të mirë.
Portali prestigjoz grek, To Vima, e titullon korrespondencën e vet “Kotzias e Bushati ranë dakord në Tiranë për një hartë rrugore me qëllim zgjidhjen e problemeve të hapura”. Ndërsa vë në dukje se ministri grek “u gjend i rrethuar nga çamët”.
Hartën rrugore ka në titullin e vet edhe edicioni online i gazetës Kathimerini, që nënvizon se “megjithë tensionin para ministrisë së jashtme shqiptare, klime ndërmjet dy ministrave ishte e ndryshme”.
“Kotzias u prit me inicidente prej çamëve”, kumton nga ana vet CNN Greece, duke nënvizuar e “nuk është hera e parë që praktika të kësaj natyre nga ana e palës shqiptare minojnë vizita të zyrtarëve të lartë grekë, fakt që nuk kalon pa u vënë re nga diplomacia europiane dhe ajo ndërkombëtare”.
Portali HuffingtonPost gr., citon agjencinë Independent Balkan News Agency, të cilës ministri i jashtëm shqiptar i tha se para mbërritjes së homologut të tij grek kishte dalë jashtë për të bindur protestuesit me në krye kreun e PDIU Shpëtim idrizi, që të largoheshin, por ata nuk u bindën.
Gjithsesi, mediat kryesore greke nënvizojnë që të tëra se harta rrugore dhe mekanizmi i dakorduar, do të aktivizohen me intensitet, në bazë të një angazhimi dhe axhende të përbashkët, kështu që së shpejti të rezultojnë dhe frytet e para.
Tribuna
Ndaje me miqte