Meksikë 15 të vdekur pas tërmetit 80 ballë Rihter
08 Shtator 2017
Të paktën 15 persona janë konfirmuar të vdekur pas një tërmeti të fuqishëm te enjten në mbrëmje në bregun jugperëndimor të Meksikës, tha sot presidenti meksikan, Enrique Pena Nieto.
Njoftimi për vdekjen e 15 personave nga presidentit meksikan, Enrique Pena Nieto erdhi pas një takimi urgjent në Qendrën Kombëtare për Parandalimin e Fatkeqësive.
Si pasojë e tërmetit janë vrarë 10 persona në shtetin e Oksakas. Tre persona u vranë në Ciapas dhe dy të tjerë në shtetin e Tabaskos.
Në faqen sociale në Twitter, presidenti i Meksikës tha se ky ishte një nga tërmetet më të fortë që kishte përjetuar ndonjëherë vendi në gati një shekull.
Një tërmet me magnitudë 8,0 ballë të shkallës Rihter goditi brigjet e Paqësorit pranë Meksikës, njoftoi sot Shërbimi Gjeologjik amerikan (USGS).
Tërmeti u ndje në shtetet e Meksiko Sitit, Verakruzit, Pueblas dhe Guerroros.
“Pritet që dallgë të mëdha të shihen në brigjet e Meksikës, Guatemalës, Salvadorit, Kosta Rikës, Nikaraguaa, Panamasë, Hondurasit dhe Ekuadorit”, tha USGS-ja.
Ndaje me miqte