0030 210 33 18 483

Merkel: Jemi gati të bashkëpunojmë me frymë besimi

24 Mars 2015

Dëshirën e saj që të vazhdojë bashkëpunimin me qeverinë greke në frymë mirëbesimi, shprehu kancelarja gjermane Angela Merkel në deklarata të përbashkëta me kryeministrin grek, Aleksis Tsipras, pas takimit të tyre në Berlin. Pika e nisjes është marrëveshja e 20 shkurtit, deklaroi kancelarja Merkel pas takimit dhe theksoi nevojën që të shfrytëzohet sa më mirë zgjatja e afatit të programit. Eshtë e rëndësishme, nënvizoi Merkel, që të ekzistojnë elementët financiarë dhe të shohim se cilat reforma mund të zbatohen. Ndërkaq kancelarja sqaroi se nuk është Gjermania që vendos, por Eurozona. “Dëshirojmë që Greqia të jetë e fuqishme ekonomikisht, të ketë zhvillim, të kapërcejë papunësinë posaçërisht të të rinjve, të ekzistojnë reformat e domosdoshme strukturore, administratë funksionale, etj.”, deklaroi kancelarja merkel dhe duke iu referuar marrëdhënieve dypalëshe vuri në dukje se do të diskutohet se si Greqia dëshiron të vazhdojë bashkëpunimi Athinë-Berlin në kuadër të marrëdhënies së partneritetit greko-gjerman, por edhe të Task Force-s. “Që të dy kemi gatishmërinë që të bashkëëunojmë në klimë mirëbesimi, të jemi në gjendje të drejtojmë pyetje të vështira, por në frymë bashkëpunimi. Kemi për të përballuar sfida të përbashkëta. Jemi të bindur se ngrehina e paqes që është Europa, përbën një sukses kolosal dhe do të duhet të vazhdohet nga brezat e ardhshëm. Do të vazhdojmë të bashkëpunojmë”, deklaroi Merkel.

Ndaje me miqte