Merkel zyrtarizon vullnetin për të qeverisur me liberalët dhe të gjelbërit
AFP
08 Tetor 2017
Kancelarja gjermane konfirmoi se do të zhvillohen bisedime me liberalët dhe ekologjistët në kuadër të formimit të një koalicioni të ri qeveritar, një përfundim logjik pas rezultateve të zgjedhjeve legjislative.
“Dëshiroj që koalicioni të formohet”, konfirmoi Merkel në Dresde gjatë një fjalimi para të rinjve të partisë së saj konservatore duke shtuar se bisedimet do të ishin të vështira.
Partia e saj konservatore u rendit në krye me 33 për qind të votave gjatë zgjedhjeve legjislative të 24 shtatorit, një rezultat i gjykuar “zhgënjyes” nga kancelarja, por që tashmë është e detyruar të formojë një koalicion të ri me liberalët e FDP-së (10,7 për qind) dhe të Gjelbërit (8,9 për qind), të hapur për një skemë qeveritare.
Me rreth 20 për qind të votave, social-demokratët e SPD-së theksuan pas zgjedhjeve se rezultatet nuk ishin ato që priteshin për një “koalicion tjetër të madh” me konservatorët dhe vendosën të hyjnë në opozitë.
“Eshtë e dukshme që në një të ardhme të afërt, social-demokratët e SPD-së nuk janë në gjendje të qeverisin në nivel kombëtar, dhe për këtë arsye ne nuk duhet të përpiqeni të mendojmë më shumë”, theksoi Merkel.
Një ekipi në tre, konservatorë-FDP-Të gjelbërit, quajtur “koalicioni xhamajkan” për shkak të ngjyrave të tre partive, do të ishte i pazakontë në Gjermani në nivel kombëtar.
Megjithatë, një koalicion i tillë ekziston në plan rajonal që prej disa muajsh në Schleswig-Holstein (veri). Para tij, një tjetër land i vogël, Sarre, është drejtuar nga vitit 2009 deri në 2012 nga një koalicion i tillë.
Nesër, kancelarja dhe disa zyrtarë të partisë së saj kristiandemokrate (CDU) do të mblidhen në Berlin me aleatët e tyre bavarezë të CSU-së për të gjetur një marrëveshje për një program të përbashkët për katër vitet e ardhshme, veçanërisht për çështjen migratore.
CSU-ja kërkon vendosjen e një kuote maksimale prej 200 000 refugjatësh të pritur në Gjermani në vit, të cilën as kancelarja, as liberalët, as ekologjistët nuk dëshirojnë ta dëgjojnë.
Por, Merkel u shpreh optimiste për arritjen e një marrëveshjeje nga të gjitha palët.
Ndaje me miqte