Meta: Standardi i zgjedhjeve çështje e vullnetit politik
TRIBUNA
17 Janar 2017
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta deklaroi të martën ne mbremje se, standardi i zgjedhjeve është më shumë çështje e vullnetit të forcave politike për të mos trysnuar votuesit, e njëkohësisht për të garantuar transparencën e financimit të zgjedhjeve të vetë forcave politike, në mënyrë që të ketë barazi dhe standarde të njëjta për të gjithë.
Gjatë një interviste në News 24, kryeparlamentari komentoi debatet e fundit mes palëve për reformën zgjedhore dhe sidomos kushtin e vendosur nga opozita për aplikimin e votimit elektronik, duke nënvizuar se nuk dëshiron të bëjë gjyqtarin në këtë situateë, por theksoi ai edhe opozita ka pasur mundësi të ishte më insistuese në disa nga çështjet që e preokuponin më shumë. Megjithatë, shtoi Meta, ka përsëri kohë për të gjetur një mirëkuptim.
Një nga fatkeqësitë e sistemit tone, theksoi kreu i Kuvendit, është ky sistem zgjedhor, që praktikisht kufizon mundësinë e zgjedhjeve, u jep shqiptarëve më shumë mundësi të votojnë se sa të zgjedhin, pasi kryesisht zgjedhjet i imponojnë partitë dhe drejtuesit e tyre, ndërsa për qytetarët ka shumë pak vend.
Megjithatë, ne e kemi pranuar OSBE/ODIHR-in si arbitër për zgjedhjet, dhe është e qartë se reforma zgjedhore duhej të kishte përfunduar prej kohësh. Kemi kaluar të gjitha limitet. Pingpongu këtu nuk është shumë i rëndësishëm, theksoi Meta.
Ndaje me miqte