Meta në selinë e AAKsë: Haradinaj simbol i gjithë shqiptarëve
TRIBUNA
09 Janar 2017
Kreu i Parlamentit Ilir Meta zhvilloi një vizitë në selinë e AAK-së në Prishtinë.
Gjatë vizitës në Kosovë, Meta është shprehur se Haradinaj asnjëherë nuk i ka ikur drejtësisë ndërsa solli në kujtesë edhe kohën kur lideri i AAK ishte përballur me padrejtësitë.
Me këtë rast, Meta ka shprehur pakënaqësitë e tij dhe solidaritetin pas arrestimit të liderit të kësaj partie, Ramush Haradinaj, nga autoritetet franceze.
“Arrestimi i Haradinajt ishte akt befasues dhe shokues”, ka thënë Meta.
Kreu i Parlamentit ka shprehur bindjen se kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj së shpejti do të kthehet në Kosovë.
Në një konferencë për media nga selia e AAK-së, Meta deklaroi se kjo çështje do të marrë fund shumë shpejtë, pasi Ramush Haradinaj nuk është qytetar i Serbisë, por i Kosovës dhe si i tillë është simbol i qytetarëve shqiptarë në të gjithë botën.
“Kjo çështje do të marrë fund shumë shpejtë, pasi Ramush Haradinaj nuk është qytetarë i Serbisë por është qytetarë i Kosovës dhe si i tillë është simbol i qytetarëve shqiptarë në të gjithë botën. Haradinaj është një krenari për të gjithë Shqiptarët dhe për faktin se ai është përballur me kurajo dhe dinjitet edhe përballë drejtësisë ndërkombëtare”, ka thënë Meta.
Ma ka bërë të ditur se do t’i dërgojë homologes së tij serbe një shkresë në lidhje me këtë rast, ndërsa ka shtuar se ka kontaktuar me homologun e tij francez menjëherë pas marrjes së lajmit për arrestim pasi që, siç tha ai, “duam që këtij rasti t’i jepet fund pasi kemi të bëjmë me një simbol të sakrificës shqiptare”.
Meta në Prishtinë është pritur nga nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, si dhe anëtarë të tjerë të këtij subjekti politik.
Ndaje me miqte