0030 210 33 18 483

Metapresidentit Pavlopoulos: &ldquoTë vendosur që marrëdhëniet me Greqinë të jenë model për rajonin&rdquo

11 Tetor 2016

Kryetari i parlamentit shqiptar Ilir Meta, ka deklaruar vendosmërinë e Tiranës që marrëdhëniet shqiptaro-greke të jenë një model për gjithë rajonin. Këtë deklaratë, Meta e ka bërë gjatë takimit me presidentin e Republikës së Greqisë, Prokopis Pavlopoulos. Kryetari i shtetit grek e ka pritur mjaft ngrohtë kryeparlamentarin shqiptar, për të cilin nuk i ka kursyer komplimetet. “Unë e njoh rrugëtimin tuaj politik dhe vizion tuaj politik. Nga posti juaj institucional mund të kontribuoni në mënyrë decizive për udhëtimin e përbashkët të popujve tanë, një udhëtim i sinqertë, paqësor dhe krijues”, ka theksuar presidenti grek. Pavlopulos ka vlerësuar edhe rolin e komunitetit të rëndësishëm, siç tha, shqiptar në Greqi dhe të minoritetit grek në Shqipëri, duke theksuar se Athina mbështet respektimin e të drejtave të çdo komuniteti, kudo që jeton ai. Pavlopoulos më tej i është drejtuar zotit Meta “me lutjen” siç tha, që të zgjidhet përfundimisht çështja e varrezave të ushtarëve të rënë në Shqipëri gjatë luftës italo-greke. Këtë kërkesë, presidenti grek e argumentoi me respektin ndaj sakrificave të të dy popujve gjatë luftës së dytë botërore, por edhe në emër të humanizmit. Ilir Meta nuk ka dhënë përgjigje ndaj kësaj kërkese, por ai ka theksuar vendosmërinë e Tiranës që marrëdhëniet me Athinën të mos jenë thjesht miqësore. “Marrëdhëniet tona duhet të jenë marrëdhënie vëllazërore, siç janë sot marrëdhëniet midis grekëve dhe shqiptarëve, jo vetëm në Shqipëri, por akoma më shumë edhe këtu në Greqi”, tha Meta, duke shtuar se “Këto marrëdhënie kaq të ngushta njerëzore të krijuara sidomos në 26 vjet, na obligojnë ne vetëm për të çliruar energji pozitive dhe për t’i trajtuar edhe çështjet e trashëguara me qetësi, konstruktivitet dhe në përputhje edhe me vlerat dhe standardet evropiane”. Unë shpreh vendësomërinë që marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Greqisë të jenë një dhembull për gjithë rajonin dhe mendoj se ky është një detyrim për të ardhmen dhe gjeneratat e ardhshme”, ka theksuar më tej Ilir Meta. Kryetari i parlamentit e falënderoi presidentin grek edhe për klimën pozitive që është krijuar për integrimin e emigrantëve shqiptarë në Greqi dhe ka shprehur dëshirën që presidenti grek të pritet si mik në Shqipëri.

Ndaje me miqte