0030 210 33 18 483

Miho Gjini: &ldquoFalënderim pas një pagëzimi&rdquo

Miho GJINI 20 Maj 2017

Edhe libri është si fëmijët që lindim e që duhet t’i shoqërojë në jetë edhe rituali i pagëzimit, duke mbledhur përreth teje njerëzit më të dashur. Kështu m’u duk edhe mua, kur do të bëja ceremoninë promovuese të librit tim të 26-të: “55 VJET PUBLICISTIKE”, në Ambasadën Shqiptare në Athinë, i përcjellë nga miqtë e mi të “Litter-Artit”, të shokëve e dashamirësve të mi shkrimtarë, gazetarë, poetë, studiues të letërsisë e të artit, dramaturgë e aktorë, si edhe njerëz të thjeshtë nga ata që ende lexojnë libra e gazeta- M’u dukën të pranishem edhe ata që u morën me përgatitjen e botimim e librit, Aleksandër ipën, Josif Papagjonin, Aleks Gjinaj, Edlira Kallupin e Enkelejda Mishën ne Tirane e ata që më uruan nga larg: Vasil Gjivoglin e Vasil Gjikdhimën në Sarandë, shkrimtarja, diplomatja greke Fotini Thomai në Bruksel, poetja Burbuqe Skënderi në Prishtinë - Por edhe miqtë e mi të pazëvendësueshëm: që më njohin e kanë komentuar librin: Nobelistin Masrur Imani, piktor e veprimtar shoqëror (per paqen botërore) në Trieste, i cili e quan “dritësim” eksperiencën time të hidhur, Shkrimtaren e Publicisten tonë në Nju Jork, Albana (Mëlyshi) Lifschin që më përgëzon për “energji e krijimtari te pashtershme-”, Gazetarin Ndue Lazri në Bolonjë, i cili vë re ndër shkrimet e mia pubiçistike“një botë të pasur që tërheq e impresionon” , Kryeredaktorin e gazetës “Tirana Observer” që më çmon si “gazetar i lindur”, apo poetin e gazetarin Rexhep Shahu që flet për një “pasion të pashuar” e më krahason me Sizifin që ngrë gurin në majë të malit!- Natyrisht që nuk i meritoj terë këto superlativa përkëdhelëse, sidomos tani, kur thyhet mosha, po le të pranoj sinqerisht se, do më ngrohte shpirtërisht ardhja aty e mikut tim Himariot, gazetarit të nivelit Europian Robert Goro, që për dekada me radhë ka “mbajtur mbi supe” e në shpirtin e vet valet e BBC së Londrës, botimet prestigjioze të “Gazetës së Athinës” e të “Tribunës” në Athinë dhe korrespondencën e gjallë me disa kanale televizive Shqiptare, i cili referoi i pari dhe vuri në dukje në këtë “sallë pagëzimi” vitalitetin që “mba mbi kurriz” e më quajti “fisnik te fjalës e armik të superlativës”, po edhe për përkushtimin e gjatë si drejtues i një lidhjeje të suksesshme shkrimtarësh e artistësh në vendin fqinj ku jetojmë qysh prej 27 vjetësh. Në vazhdim, miku tjetër i imi, Thanas Boci, studiuesi i letërsisë, theksoi se: “ zanatin e shkrimtarit, të publicistit e të kritikut të artit e të letërsisë, M.Gj i ka përvetësuar deri në perfeksion, ku shquhet për kulturë letrare e dashuri njerëzore”. Aktorja e Madhe Greke, Ttitika Sariguli, e cila na nderoi me dy aktorë të tjerë të vendit të saj, vlerësoi shkrimet e mia për spektaklet e teatrove greke, ku ajo interpreton, si edhe romanin tim “Letra nga Spanja”, në botimin greqisht, që atë e ka inspiruar së tepërmi. Dramaturgu Skënder Demolli shtoi se “ ka vëne re,një vullnet të madh e mjeshtëri në të gjitha gjinitë letrare e të kritikës së teatrit, po edhe një kontribut të dukshëm në gazetarinë Shqiptare”. Po ashtu, studiuesi i letërsië Ilir Mborja evidentoi faktin se në “ shkrimet e M.Gj nuk ka “ujëra të tepërta” dhe se ato janë sintezë e një mjeshtërie letrare e publiçistike”. Pasi folën edhe lexuan fragmente nga libri, poetja Brikena Qama, regjisoria Alma Zekollari, aktorët Anastas Kozdine e Festim Zaçe dhe kulturologu Leonard Bixhili, Zv. Ambasadori Shqiptar ne Athinë, Z. Florian Nova, përgëzoi te pranishmët e në adresën time u shpreh me superlativë, duke më cilësuar si një “figurë poliedrike”! I falenderoj gjithë këta njerëz të shquar, miq e shokë të mirë, që më vlerësuan kaq lartësisht e më “dehën” në fazën e pleqërisë, edhe pse e ndjej se nuk i meritoj gjithë këto lëvdata e se, kam ende shumë për të bërë me krijimtarinë e përkushtimin tim letrar, artistikë e studimor, për kulturën, artin e letërsinë e kombit që i përkas. Në menyrë të vecantë falenderoj Ambasadoren e re Adriana Hobdari që u tregua shumë e gatshme për të vënë në dispozicion Ambasadën për këtë aktivitet, si edhe kompozitorin Jorgo Thano që erdhi aty me vajzën e vet, violinisten Ana Thano e që na shoqëroi me aq muzikalitet recitimet tona, po edhe moderatoren tone Marsela Lena, aktoren shqiptare, e pranishme dhe e suksesshme në skenat e teatrove Greke, gjatë dy viteve të fundit, antare e Litter Artit, për prezantimet e saj të natyrshme dhe elegante të këtij promovimi mbreslënës e të një niveli të lartë kulturor e estetikë.

Ndaje me miqte