0030 210 33 18 483

Milot Rashica ndër 50 lojtarët më premtues në planet

06 Shkurt 2016

Milot Rashica, është një nga 50 lojtarët më premtues të futbollit botëror. Këtë e pranojnë ekspertët e futbollit botëror, që kanë radhitur 50 lojtarët më të spikatur të panoramës botërore të futbollit, të cilët janë duke shfaqur talentin e tyre. Sipas “La Gazzetta”, djaloshi nga Kosova, por që luan për të rinjtë e Shqipërisë është radhitur mes lojtarëve, që do udhëheqin botën e futbollit vitet e ardhshme dhe që do të jenë kokat e gjeneratës së re. Ai është lindur në 28 Qershor 1996 (20 vjeç në qershor), në Vushtrim, qytezë në veri të Kosovës. Aventura e tij futbollistike nis në vitin 2006, tek të rinjtë e skuadrës Vushtrimit, nga ku kryen të gjithë rrugëtimin drejt skuadrës së parë të Vushtrimit, deputmi me skuadrën e parë ndodhi në vitin 2013. Fillimisht talenti bënë një provim tek Gent, por skuadra belge, e cila nuk arrin ta kontraktojë lojtarin për shkak se dhe ky i fundit kishte pretendimet e tij. Periudha errët e Rashicës është kur ai dëmtohet dhe për një periudhë të vogël kohe detyrohet të largohet nga aktiviteti agonistik, për tu rikthyer fuqishëm. Ai arrin marrëveshjen me Hannover në shtator të 2013, një mundësi e madhe për të gjetur formën më të mirë e për të shpërthyer, por edhe këtu fati nuk është në krahu e djaloshit. Ai kthehet në Kosovë dhe vazhdon të luaj me Vushtrimin, kur në dyert e klubit troket Vitese. Skuadra hollandeze interesohet për lojtarin dhe paguan 300 mijë euro për kartonin e tij. Vetë Rashica nuk bënë asnjë debat për këtë dhe niset me avionin e parë drejt ligës së parë hollaendeze për të luajtur shanset e tij. Fati kësaj rradhe do të jetë me lojtarin dhe ekspertët dhe njohësit e futbollit nisin të tërhiqen nga ky talent, që tashmë është bërë pjesë e 50 lojtarëve më premtues në botë. Ai me Vitesen debuton edhe në Europa Ligë, ku skuadra holandeze përballej me Southamptonin, në turin e tretë eliminator. Suksesi ishte në krahun e lojtarit, që fitoi menjëherë formacionin, duke shënuar edhe gol, kur përballë ishte skuadra modeste e De Graafschap. Po ashtu shënon dhe një dygolësh në ndeshjen kundër Tuentes, dhe tashmë ai ka koleksionuar në 21 ndeshje, gjashtë gola, 2 asist, shifra këto që janë të destinuara të rriten. Vlerat e lojtarit janë vënë re edhe nga zyrtarët e futbollit shqiptarë, që e kanë thirrur në përfaqësuesen kuqezi. Fillimisht ai ka debutuar në përfaqësuesen e drejtuar nga Dzemal Mustedanagiç, trajner i U17, ku shënon dhe një gol në tre ndeshje. Goli erdhi përballë Litechteinit. Tashmë lojtari është i thirrur nga trajneri U21 të shqipërisë, Redi Jupi dhe në pesë ndeshje ka shënuar një gol, në humbjen e thellë ndaj portugalisë me rezultatin 6-1. Roli ideal i Rashicës është anësor i djathtë, në një formacion me tre sulmues. Por, pavarësisht kësaj ai mund të luaje edhe në krahun e majtë, gjithnjë në rreshtimin me tre sulmues, por edhe rolin e sulmuesit qendror, apo trekuartistit, me një sens adaptimi magjepës. Ai ka një fizik për anësor tipik, i aftë për tu futur në thellësi të zonës, duke ardhur nga krahu, por edhe duke kërkuar fundoren për të harkuar. I shpejtë dhe i jashtëzakonshëm në përdorimin e topit, duke u kthyer në një problem për kundërshtarët, ku në të shumtën e rasteve shkaktojnë faulle për ta ndaluar. Eshtë i aftë të gjuaj me të dyja këmbët, edhe pse preferon të djathtën dhe kur vjen puna për të goditur nga hyrja e zonës nuk kursehet. Ai nuk mund të nënvlerësohet edhe për faktin se di të dhurojë topa magjik për sulmuesit e parë, nëse luan i fshehur, duke u kthyer në një asistmen përfekt. Ai edhe në aspektin mbrojtës ndihmon shpesh skuadrën, duke përdorur teknikën e tij, e duke i dhënë mundësi skuadrës të dal me ngadalësi në sulm, duke mos u lodhur shumë. Me pak fjalë një talent, për të cilin do të dëgjojmë të flitet shumë në vitet në vijim. Arbi Fortuzi

Ndaje me miqte