0030 210 33 18 483

Ministrat e Brendshëm të BEsë: Përshpejtim i zbatimit të strategjisë antiterror

25 Mars 2016

Pas atentateve në Bruksel, ministrat e Brendshëm dhe të Drejtësisë të BE-së duan të shkëmbejnë më shpejt informacionet për të dyshuarit si terroristë, por nuk pritet një platformë europiane e shërbimeve sekrete. Dy ditë pas atentateve terroriste në aeroportin Zaventem dhe metronë e Brukselit (22.03), ku si pasojë mbetën më shumë se 30 viktima dhe u plagosën qindra vetë, u konsultuan në një takim të posaçëm në kryeqytetin belg ministrat e Punëve të Brendshme dhe të Drejtësisë. Për ministrin e Brendshëm gjerman, Thomas de Maiziere, ministrat europianë duan të tregojnë në këto momente se janë pranë Brukselit, por edhe "të marrin masa". Ministrja e Brendshme austriake, Johanna Mikl-Leitner shikoi në takimin e Brukselit "një sinjal të fortë, se të 28 shtetet anëtare janë të bashkuar në luftë kundër terrorizmit", ndërkohë që ministrja e Brendshme e Britanisë së Madhe, Theresa May u shpreh se "mesazhi ynë është i qartë. Terroristët nuk do të fitojnë." Deklaratë e përbashkët e ministrave të BE-së në Bruksel Ministrat e Brendshëm dhe të Drejtësisë të BE-së duan të forcojnë veprimet e përbashkëta në luftën kundër terrorizmit. Në takim u ra dakord që hapat në luftën kundër terrorit të bëhen "me shpejtësi më të madhe dhe me seriozitet më të madh", siç u shpreh pas takimit ministri i Brendshëm gjerman, de Maiziere. Në një deklaratë të përbashkët të ministrave kërkohet që shtetet anëtare të BE-së të përmirësojnë po ashtu shkëmbimin e informacionit për të dyshuarit si terroristë. Parlamentit Europian i kërkohet që të miratojë sa më shpejt të jetë e mundur regjistrin europian të të dhënave të pasagjerëve. Në javët e ardhshme do të duhet të përpunohet një propozim, sipas të cilit do të ndërlidhen më mirë të database-t aktuale për udhëtimet, migracionin dhe sigurinë. De Maziere u shpreh kundër ndryshimit të rrënjësishëm të strukturave të bashkëpunimit në fushën e sigurisë në Europë. "Kemi nevojë për përqëndrim në luftën kunër terrorit dhe jo përqëndrim tek çështjet strukturore", tha ministri i Brendshëm gjerman. Një platformë europiane e shërbimeve sekrete kërkon "një punë kolosale koordinimi", mes 28 vendeve anëtare, tha ai. BE: Pa besim tek njëri-tjetri? Aktualisht bashkëpunimi mes autoriteteve të sigurisë dhe shërbimeve sekrete të vendeve europiane paraqitet me defekte serioze. Vetëm 5 vende ofrojnë 90% të informacionit në qendrën kundër terrorit në Europol. "Gjendja është përmirësuar, por ka ende shumë për të bërë", tha një diplomate e BE-së. Prandaj Europa duhet të kalojë nga "fjalët tek veprat" kërkoi në takimin e ministrave të Brendshëm në Bruksel eurokomisioneri për çështjet e Brendshme, Dimitris Avramopoulos. "Ka ardhur koha që të vëmë në jetë të gjitha ato, për të cilat kemi rënë dakord", tha Avramopoulos. ?ështja e sigurisë për shtetet anëtare të BE-së është kompetencë kombëtare. Kësaj i shtohen edhe burokracitë mes institucioneve të vendeve të ndryshme. Por ekziston edhe një lloj dyshimi nëse "informacionet janë të sigurta në duart e miqve të mi", është shprehur mbi këtë çështje edhe zëvendëspresidenti i Komisionit Europian, Frans Timmerman. Që në fund të janarit Europol ka paralajmëruar se IS-i ka përgatitur komando në Siri dhe Irak për të kryer atentate në Europë me qëllim "viktima në masë në popullsinë civile". Puna e qendrës europiane kundër terrorit (European Counter Terrorism Centre (ECTC) varet tërësisht nga gatishmëria për bashkëpunim e shteteve anëtare edhe për të ofruar informacione. Ndërkohë në Bruksel ministri i Punëve të Brendshme të ?ekisë, Milan Chovanec ka bërë lidhje mes atentateve të Brukselit dhe fluksit të refugjatëve. "Kush ka menduar se ndër 1 milionë njerëzit që kanë ardhur në Europë gjen vetëm engjëj, dhe se nuk ka pasur terroristë apo kriminelë, ka qenë naiv", tha ministri socialdemokrat për agjencinë CTK. DW

Ndaje me miqte