Ministri grek: Borxhi i Gjermanisë për reparacionet: 2787 miliardë euro
07 Prill 2015
Ka përfunduar në sallën e senatit të parlamentit diskutimi për borxhin publik të Greqisë, me rastin e krijimit të komisionit të kontrollit logjistik të borxhit (“Komisioni i të Vërtetës”).
Ministri alternat i financave, Dimitris Mardhas, tha në kuadër të diskutimit, se sipas përllogaritjeve zyrtare borxhi i Gjermanisë që ndërlidhet me reparacionet e kohës së pushtimit nazist të Greqisë arrin në 278,7 miliardë euro, nga të cilat 10,3 miliardë i përkasin të ashtuquajturës “kredi e detyruar” dhe gjithë shumat e tjera kanë lidhje me dëmshpërblime që kanë të bëjnë me individë apo infrastruktura.
“Në konferencën e Parisit të vitit 1946, kjo shumë ishte përcaktuar në 341,2 miliardë dollarë të asaj kohe”, theksoi Mardhas.
Ndaje me miqte