Ministri grek i mbrojtjes për rekrutët me simbolin e shqiponjës: &ldquoKanë lidhje me nacionalizmin shqiptar&rdquo
TRIBUNA
24 Janar 2017
Ministri grek i mbrojtjes, Panos Kammenos ka bërë një interpretim të vetin për veprimin e shtatë rekrutëve shqiptarë që dolën fotografi duke bërë simbolin e shqiponjës.
Sipas Kammenos, ky veprim përfshihet në përpjekjet e nacionalizmit shqiptar për të krijuar probleme në marrëdhëniet me Greqinë.
“Eshtë një ngjarje që përfshihet në një përpjekje intensive të nacionalizmit shqiptar për të provokuar marrëdhëniet me Greqinë. Pas deklaratave të Ramës dhe përpjekjeve që të rihapen çështje si ajo e ?amëve -bashkëpunëtorëve të gjermanëve në Luftën e Dytë Botërore-, shohim fenomene të tilla, të cilat nuk janë të pranueshme për forcat e armatosura”, deklaroi Kammenos, duke folur të martën në televizionin grek, Antena.
Kammenos shtoi se ka dhënë urdhër që të hetohet e të jepen gjithë përgjegjësitë, që nga ato administrative e deri dhe penale.
Sipas ministrit grek të mbrojtjes, duhet të shqyrtohet me detaje edhe se si shtatë të rinjtë shqiptarë morën nënshtetësinë greke.
“Do të shqyrtojmë se me çfarë procedurash e morën nënshtetësinë. Kanë lindur këtu, apo përfituan vite më parë, kur PASOK-u, që të fitonte vota, mundësoi marrjen e nënshtetësisë edhe nga persona që nuk ndiheshin grekë”, tha ministri grek i mbrojtjes.
Kammenos është shef i partisë së djathtë me vokacion patriotik, Grekët e Pavarur, pjesë e qeverisë së kryeministrit Tsipras.
Gjatë ndërhyrjes së tij në televizionin Antena, Kammenos tha që kush ka marrë nënshtetësinë duhet t’u bindet ligjeve dhe rregullave greke. Përndryshe, shtoi ministri grek i mbrojtjes, mund ta lejë nënshtetësinë dhe të largohet nga Greqia.
Edhe një tjetër ministër ishte pozicionuar më herët për çështjen e shtatë rekturëve shqiptarë.
Ministri i jashtëm, Nikos Kotzias, i pyetur nga televizioni publik ERT, e kundërshtoi indirekt supozimin e gazetarëve se veprimi i rekrutëve është shprehje e “nacionalizmit shqiptar”.
“Rekrutët ishin në Greqi, jo në Shqipëri”, ka vërejtur ministri i jashtëm grek.
Ndaje me miqte