0030 210 33 18 483

Ministri grek i rendit: Problemi me drogën e ka emrin Shqipëri

Tribuna 15 Qershor 2017

Ministri grek i rendit, Nikos Toskas, ka theksuar se problemi më i madh në trafikun e drogës lidhet me Shqipërinë. Gjatë një interviste radiofonike, Toskas ka thënë se autoritetet vendase kanë sekuestruar gjashtë muajt e fundit 10 tonë kanabis që vinte nga Shqipëria. Sipas tij, kjo është e papranueshme për një vend që don të quhet serioz. Toskas po pyetej nga gazetarët për situatën në zonën Menidi, në veriperëndim të Athinës, ku ditët e fundit banorët janë përleshur me policinë. Situata është acaruar pas vrasjes së një fëmije 11 vjeç nga një plumb qorr dhe ndërhyrjes së fuqishme të forcave të rendit për të spastruar zonën nga elementët e inkriminuar. Sipas ministrit të rendit, një pjesë e drogës që importohet nga Shqipëria, magazinohet pikërisht në atë zonë. “Problemi i madh quhet Shqipëri. Gjashtë muajt e fundit kemi kapur rreth 10 tonë kanabis që vinte nga kufiri me Shqipërinë. Eshtë situatë e papranueshme për një vend sovran, për një vend që don të quhet serioz, të ketë një prodhim kaq të madh të drogës. Një pjesë e kësaj droge shkon në Menidi dhe prej andej trafikohet në Athinë dhe në zona të tjera. Bëjmë ç’është e mundur, pse siç ju thashë, policia ka kapur 10 tonë. Mirëpo, kur ka një superprodhim të tillë prej andej, çfarë mund të bësh më përpara?”, është ankuar ministri grek i rendit.

Ndaje me miqte