Ministri i jashtëm Bushati vizitë zyrtare në Athinë
18 Mars 2016
Ministri i jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, do të zhvillojë javën e ardhshme një vizitë zyrtare në Athinë.
Sipas njoftimit të ministrisë së jashtme greke, Bushati do të takohet paraditen e të hënës, më 21 mars, me homologun e tij grek, Nikos Kotzias.
Do të pasojnë bisedimet midis dy delegacioneve dhe pastaj dy ministrat do të dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp.
Ministri i jashtëm shqiptar do të pritet edhe nga kryeministri grek, Aleksis Tsipras dhe presidenti i Republikës, Prokopis Pavlopulos.
Të martën, Bushati do të mbajë një ligjëratë në Fondacionin Grek të Politikës së Jashtme (ELIAMEP).
Vizita e ministrit të jashtëm shqiptar, bëhet në kthim të vizitës që kishte kryer në Athinë ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias, në korrik të vitit të kaluar.
Por vizita e tanishme vlerësohet se do të sjellë (ose më saktë, inicojë) zhvillime të rëndsishme në marrëdhëniet dypalëshe.
Tribuna
Ndaje me miqte