0030 210 33 18 483

Ministri i jashtëm grek Kotzias takon homologun e FYROM

07 Mars 2015

Qëndrimet konstante të palës greke në çështjen e emrit të Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë (FYROM), ka përsëritur ministri i jashtëm, Nikos Kotzias, në takimin me homologun e vendit fqinj, Nikola Poposki, në kuadër të takimit informal të ministrave të jashtëm të BE, në kryeqytetin e Letonisë, Riga. Kotzias nënvizoi se Greqia ka bërë lëvizje të konsiderueshme në kahun e një zgjidhjeje reciprokisht të pranueshme, me një emër me referencë gjeografike, për çdo përdorim, të brendshëm dhe të jashtëm (erga omnes) dhe se pret që edhe pala e FYROM që të dëshmojë të njëjtën përgjegjshmëri dhe predispozicion për zgjidhjen e problemit. Duke iu referuar perspektivës së anëtarësimit të FYROM në BE dhe në NATO, ministri grek deklaroi se vendimi do të merret mbi bazën e kritereve dhe procedurat që vlejnë për gjithë vendet kandidate dhe se gjithashtu vendimi që do të merret do të jetë kolektiv, duke nlnvizuar se rëndësi të veçantë do të ketë në këtë drejtim funksionimi i një shteti ligjor, marrëdhëniet paqësore ndëretnike, stabiliteti rajonal, respektimi i parimeve të fqinjësisë së mirë dhe përjashtimi i rivendikimeve.

Ndaje me miqte